MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Partizani pranë goditjes së madhe në merkato!

23.05.2019 - 16:06

Triumfi në kampionat ka shtuar etjen e Partizanit për sukses, ndaj të kuqtë janë hedhur fuqishëm në merkato.

Demat janë në kërkim të elementëve cilësorë për të përforcuar sa më shumë skuadrën që do të marrë pjesë në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League.

Emri që ka bërë mjaft bujë në merkato është Migjen Basha.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka dhe një vit kontratë me skuadrën greke të Arisit të Selanikut, por marrëdhëniet jo të mira me drejtuesit e klubit me shumë gjasa do të sjellin divorcin e parakohëshëm.

Një regjizor si Basha mund t’i shërbejë shumë Partizanit në mesfushë sidomos në ndeshjet europiane, megjithatë problem është paga e tij e lartë pasi 32-vjeçari te Arisi përfiton rreth 300 mijë euro në sezon.

Fjalën e fundit nëse lojtari lirohet nga kontrata me Arisin do ta kenë drejtuesit e klubit të kuq pasi pretendimet financiare të Bashës janë vërtetë të larta.

Ndërkohë Basha nuk është emri i vetëm që qarkullon në kampin e kuq pasi ekziston edhe mundësia e rikthimit për mesfushorin Ylber Ramadani dhe mbrojtësin Arbnor Fejzullahu, të cilët luajnë respektivisht me Velje në Danimarkë dhe Xamax në Zvicër.