MENU
klinika

Kujtim Laro

Muzika është muzikë e mirë ose “jo e mirë”

09.05.2019 - 20:10

Kujtim Laro u lind në 8 maj 1947 në Vlorë.

Pas mbarimit të shkollës 7- vjeçare në Vlorë, fillon liceun artistik “Jordan Misja” në degën kontrabas, teori muzike. Në vitin 1965 – ‘70 vazhdon studimet në ILA, dhe pas mbarimit të tij punon si redaktor muzike në RTV, nga 1970 – ‘75. Prej 1975 deri më ‘92 është udhëheqës artistik i Ansamblit të Ushtrisë. Nga 1992 – ‘95 udhëheqës artistik pranë QKU. Në 1995 – ‘97-ën kompozitor pranë kësaj Qendre dhe së fundmi udhëheqës artistik pranë kësaj trupe. Gjithashtu, Laro ka qenë edhe pedagog i jashtëm i Akademisë së Arteve.

Krijimtaria e Kujtim Laros është konsideruar e gjithanshme dhe e gjerë. Është nga kompozitorët që pothuajse ka krijuar në të gjitha gjinitë.

Krijimtaria e tij fillon që në vitet e konservatorit e vazhdon deri në muajt e fundit para se të sëmurej rëndë.
Ai është nga kompozitorët më prodhimtarë, veprat e të cilit sot luhen vazhdimisht nga orkestrat simfonike të të gjithë Shqipërisë e nga instrumentistë të mëdhenj. Krijimtaria e Kujtim Laros është e mbështetur kryesisht mbi motivet e Jugut, por ajo ka përfshirë edhe ato të Veriut. Tema historike, lufta për liri e pavarësi kombëtare ka qenë tema më e preferuar e Kujtim Laros. Aty ndihen gjerësisht nota epike, heroike, e lirike. Por edhe tema shoqërore, e dashuria kanë një vend të konsiderueshëm në krijimtarinë e tij. Për Kujtim Laron ekzistonin vetëm dy lloje muzike: muzikë e bukur dhe jo e bukur. E gjithë vepra e tij është e regjistruar nga RTV-ja dhe transmetohet shpesh. Por ajo që gjithkush do të kujtonte prej tij, janë tingujt e mrekullueshëm të filmave shqiptarë.

Laro është një nga kompozitorët që ka kontribuar më shumë në zhvillimin e kinematografisë shqiptare duke kompozuar muzikën e rreth 28 filmave artistikë, ku spikasin: “I teti në bronx”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha” etj.

Filmat me muzikën e Laros

Janë gjithsej 28 filma me muzikë të kompozuar nga Kujtim Laro. Gjithashtu, ai ka kompozuar muzikë edhe për drama e komedi si: “Lidhur si fishek gjerdani”, “Prefekti” etj., ndërsa filmat kryesorë janë:

“I teti në bronx”
“Yjet e netëve të gjata”
“Operacioni zjarri”
“Shtigje lufte”
“Në fillim të verës”
“Rrugicat që kërkonin diell”
“Lulëkuqet mbi mure”
“Gunat përmbi tela”
“Nusja dhe shtetrrethimi”
“Liri a vdekje”
“Partizani i vogël Velo”
“Udha e shkronjave”
“Në prag të lirisë”
“Nëntori i dytë”
“Fletë të bardha”
“Lule të kuqe, lule të zeza”

Udhëtim nëpër festivale

Kompozitori i njohur ka marrë pjesë që nga nga festivali i 9-të i këngës në RTV e deri vitin e kaluar. Ndërsa në këngët e tij më të arrira mund të shënohet “Gjurmë të arta”, me të cilën Vaçe Zela mori çmimin e parë. Më tej po çmim të parë, kënga e tij, “Buka e duarve tona”, i dha edhe Alida Hiskut. Këngë të tjera të njohura janë “Qershiza”, “Dashuria”, “Zhgënjimi”, “Vjen një çast” etj.

Është vlerësuar në festivale edhe me shumë çmime të dyta e të treta. Gjithashtu, ka kompozuar vepra të mëdha vokale si: “Balladë për Selam Musain”, “Balladë për Ismail Qemalin”, vepra koreografike, etj.

/Bionelda Skonja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncerti në Amfiteatrin e Tiranës

“Karajfilat e Shkodrës” në Tiranë


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB