MENU
klinika

Tradita e përvitshme

Qyteti antik i Amantias pret lojërat olimpike

26.05.2019 - 18:03

Në qytetin antik të Amantias, u zhvilluan këtë të dielë lojërat olimpike, një aktivitet që është shndërruar në traditë të përvitshme që përkon me festën e zonës.

Qyteti Antik i Amantias ka zhvilluar këtë të dielë lojërat olimpike.

E festuar prej dekadash, por e ndërprerë në vitin 1975, festa është rikthyer prej vitesh tashmë, ku zhvillohen lojëra sportive dhe shfaqen koncerte, me qëllim evokimin dhe ruajtjen e traditave.

Për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Orgest Seimi, ky aktivitet e kthen zonën në një atraksion turistik jo vetëm për vendasit por edhe për turistët e huaj.

Sipas organizatorëve, Festivali do të vijojë të zhvillohet edhe vitet e ardhshme, si një traditë e përvitshme që paraqet vlerat që e gjithë zona ka, jo vetëm për banorët por edhe për gjithë turistët e huaj.