MENU
klinika

Raporti i INSTAT për papunësinë

38 mijë persona me fakultet kërkojnë punë

16.05.2019 - 15:40

Personat me universitet që janë kërkim të një vendi punë përbën 22.5 për qind te të papunëve ne vend ose mbi 38 mijë persona gjithsej.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë. Kjo kategori në të cilën përfshihen edhe përsonat me PHD zunë 0.2 për qind të totalit të të papunëve.

Ndërsa për personat me arsim të lartë, pati rritje të shkallës së papunësisë me 0,3 pikë përqindje. Personat me universitet zunë 22.5 për qind te të papunëve ne vend ose mbi 38 mijë persona gjithsej. Nivelin më të ulët të të papunëve ndër kategoritë e arsimit e kanë atë me nivelin e mesëm profesional.

Kjo kategori zë vetëm 10 për qind të totalit të papunëve.

Ndërkohë të arsimuarit e nivelit 8-9 vjeçar kanë bërë hapa para në tregun e punës në vitin 2018 , kjo kategori sërish përbën armatën më të madhe te të papunëve ne vend. Ata zunë 34.5 për qind të totalit të papunëve në vitin 2018. Më pas peshën më të lartë në papunësi sipas nivelit e arsimor e kanë ata që kanë mbaruar gjimnazin me 32 për qind të totalit.

Të dhënat mbi papunësinë sipas nivelit arsimor janë një pasqyrë e qartë e mospërputhjes së sistemit arsimor në vend me tregun e punës.

Diplomat e arsimit të lartë më së shumti janë për ekonomi, shkenca shoqërore dhe juridik, teksa nevojat për punë janë në bujqësi dhe turizëm.

Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmante drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë.

Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë.

Më 2018 krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 2,6 pikë përqindje.