MENU
klinika

Koliqi-proza-moderne-shqipe

Shkrimtari i madh i vendit e kohës së gabuar

20.05.2019 - 12:17

   Ernest Koliqi lindi në Shkodër, më 20 maj të vitit 1903, në një familje me tradita shqiptare. Ishte mësuesi, poeti e romancieri, eseisti, përkthyesi, gazetari, dramaturgu, njëfarë kohe ministër i Arsimi në qeverinë Vërlaci, si dhe botues e pedagog.

Ernest Koliqi dhe Mitrush Kuteli – dy emrat që shënuan letërsinë moderne shqipe, përkatësisht me prozën e shkurtër. Ndërsa lidhur me aspektin politik dhe atë arsimor, ai ka merita të veçanta, pasi njihet fakti se, ai ka dërguar mëse  200 arsimtarë në trojet e ‘Shqipërisë së lirueme’.

 

 

 

Mësimet e para i mori në kolegjin saverian të jezuitëve. Më vonë, i ati e dërgoi për të studiuar në Itali më 1918. Bashkë me një grup nxënësish të tjerë hapi gazetën “Noi giovani” (Ne të rinjtë), ku edhe boton poezitë e para në italisht. Kthehet në Shqipëri me gjendjen e rënduar në vend, pas Kongresit të Lushnjës.

Më 1921, kur mbahet konkursi për himnin kombëtar, Koliqi merr pjesë me një poezi që fitoi çmimin e parë. Çmimi iu akordua nga juria e përbërë prej P. Gj. Fishtës, F. Nolit, M. Frashërit, L. Gurakuqit.

 

 

Më 1937, Koliqi mbron doktoraturën në Padova, Itali, me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqipe”). Falë mbledhjeve që kishte bërë P. B. Palaj, teza e doktoraturës u vlerësua nga shumë albanologë, ku dallohen si N. Jokli, M. Lambertz etj. Transferohet nga Padova në Romë, tetorin e viti 1937, si lektor i gjuhës shqipe.

Më 1939, në Universitetin Shtetëror të Romës çelet dega e albanologjisë, ku Koliqi emërohet profesor derisa doli në pension. Ndërprerja e vetme, disi e gjatë e shkrimtarit, ishte koha kur ai u emërua ministër për Arsimin, në vitet 1939-1941.

Ernest Koliqi ndërroi jetë në apartamentin e tij në Romë, më 15 janar 1975.

 

 

Koliqi i përkiste shkollës italiane të formimit letrar. Ishte themelues dhe drejtues i tri revistave kulturore: “Ora e maleve”, “Shkëndija” dhe “Shêjzat”. Ai ushtroi edhe profesionin e mësuesit dhe profesorit, për më shumë se tridhjetë, vjet në Padovë dhe Romë, Itali. Kontributi i Koliqit në fushën e kritikës letrare dhe të historisë së letërsisë është i lidhur me emrin si titullar i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Romë, me themelimin e Institutit të Studimeve Shqiptare, 1940 në Tiranë dhe shndërrimin e katedrës së gjuhës dhe letërsisë në “Institutin e Studimeve Shqiptare” në Romë.

 

 

 

Me një veprimtari të shkurtër në politikë, si ministër i Arsimit iu përkushtua zgjerimit dhe përhapjes së shkollave shqipe në trevat shqiptare dhe botimeve të shumta në shqip. Veprat e tij më të njohura janë: “Kushtrimi i Skanderbegut”, “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh”, “Pasqyrat e Narҫizit”, “Kangjelat e Rilindjes”, “Gjurmat e stinve”, “Symfonia e shqipevet” etj.

Koliqi ose klasiku i fundit i letrave shqipe, tashmë ka zënë vendin e tij të nderit krah gjigantëve të tjerë të letërsisë shqipe, si figura e njërit prej prozatorëve brilantë të viteve ’30-të./Konica.al

Nga: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mendime Kritike Kulturore

Çfarë shkruante Koliqi për Migjenin?


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB