Pronarëve që u është zënë tona nga ndërtimet pa leje do të marrin kopensimin. Janë në total 510 pronarë dhe do të përfitojnë 230 milionë lekë.
Përfituesit janë në, Elbasan, Korçë, Fier, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Tiranë e Gjirokastër.
Lista me përfituesit dhe shuma përkatëse është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Lista
Përfituesit duhet të aplikojnë pranë ATP-së për të përfituar kompensimin e miratuar nga qeveria. APT, në varësi të të ardhurave të arkëtuara deri më sot për këtë proces nga ALUIZNI dhe fondeve të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit, sipas përllogaritjeve përkatëse shpërndan aktualisht 70% të vlerës se miratuar në VKM për subjektet përfituese.
Pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale, u është njohur e drejta e kompensimit me vendim të Këshillit të Ministrave ku është përcaktuar edhe shumë për sejcilin por për të marrë paratë duhet të dorëzojnë në ATP 6 dokumente.
Procedurat
Procedura e aplikimit nga subjektet përfitues është e thjeshte. Bazuar në VKM Nr.383 date 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, subjektet perfitues mund të paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.
Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpronarëve, ajo shoqërohet nga prokura e posaçme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre.
Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.