MENU
klinika

"Voynich protoroman"

Zbulohet misteri 600-vjeçar

19.05.2019 - 17:00

   Prej 600 vjetësh, nuk ka reshtur së fshehuri sekretet e tij, por ideja dhe kureshtja e gjatë ka rrahur disa nga mendjet më të ndritura, si Alan Turing. Ekspertët thonë, se dorëshkrimi i Voynich, i njohur si ‘teksti më misterioz në botë’, përmban kode, shprehje magjie, mesazhe aliene dhe madje, propagandë komuniste.

Përfundimisht, shumica u pajtuan se ishte ose e pamundur të zgjidhej ose të shkruhej ndryshe si një shaka e përpunuar praktike. Por, një ekspert i gjuhësisë nga Universiteti i Brigjeve, tani ka zbardhur misterin dhe atë brenda dy javësh.

 

 

Doktor Gerard Cheshire, shpjegoi atë që ishte shkruar në një gjuhë të vdekur tashmë, atë protoromane, duke shpjeguar edhe simbolet me përshkrimet e tyre, prej nga ai deshifroi kuptimin e fjalëve.

Ai zbuloi se dorëshkrimi përmban informacion mbi bimët mjekësore, larjen terapeutike dhe leximet e astrologjisë në lidhje me seksin, çështjet e mendjes femërore dhe prindërit. Teksti është shkruar në pajtim me besimet religjioze romane-katolike të asaj kohe.

 

 

 

Manuskripti Voynich përmban edhe foto me femra nudo. Ai ishte shkruar nga murgeshat dominikane, si burim reference për Maria e Castile, mbretëresha e Aragonës (1401–58). Në 200 faqe të tij, janë edhe disa nga fotot e saj. Për më tepër, disa nga tekstet e manuskriptit përdorin fraza dhe shprehje latine, duke bërë atë edhe më të vështirë për ta deshifruar.

Manuskripti Voynich mori emrin sipas Ëilfrid M. Voynich, një librashitës nga Polonia, i cili e bleu atë në vitin 1912, ndërsa libri, sipas akademikëve është shkruar në Evropën Qendrore, rreth shekullit 15. Në mesin e atyre që u përpoqën ta deshifrojnë manuskriptin më herët, ishte edhe Alan Turing, kolegu i tij Bletchley Park dhe FBI, gjatë Luftës së ftohtë.

 

 

 

 

Sipas pohimeve të tanishme të Cheshire, teksti është në gjuhën protoromane, një latinishte vulgare, e kombinuar me simbolet e njohura dhe të panjohura në alfabetin e saj.

Çfarë “sistemi shkrimi” është përdorur në manuskript?

Gjuha e përdorur në alfabetin e dorëshkrimit të Voynich-ut, shkon nga a deri në z.

 

 

Alfabeti i saj përdor një numër simbolesh të panjohura krahas atyre më të njohura. Nuk përfshin shenjat e pikësimit të dedikuara. Disa nga shkronjat kanë variante simbolike, për të treguar pikësimin. Disa nga variantet e simboleve tregojnë theksin e fjalës. Të gjitha shkronjat janë shkruar me të vogël, nuk ka konsonante të dyfishta dhe përfshin disa fjalë, si dhe shkurtime në latinisht.

Përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dan Brown shpjegon Teknikumin

“Origjina e species së re”


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB