MENU
klinika

Kontrollet për sigurinë ushqimore

AKU merr masa për dy subjekte në Durrës

05.06.2019 - 19:53

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është vënë në zbatim të planit të masave për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019 dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore.

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e AKU Durrës ka ushtruar kontroll në dy Operatorë të Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore.

AKU tha se nga kontrollet e ushtruara në një market në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se ambienti në të cilin ushtrohej aktivitetit i tregtimit ishte i pa sistemuar dhe një pjesë e produkteve ushqimore të ambalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë.

Gjithashtu sipas njoftimit u konstatuan disa lloje produktesh, të cilave u mungonte etiketa në gjuhën shqipe, kryesisht të tipologjisë (çokollata dhe biskota), si dhe produkte ushqimore që nuk dispononin etiketën përkatëse, për të cilat nga ana e subjektit pretendohej se ishte uthull dhe lëng limoni si edhe në frigoriferët e OBU-së, u evidentuan produkte ushqimore (pije freskuese), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Për sa i përket kundravajtjeve të konstatuara, AKU-ja mori masat administrative të gjobës me vlerë 100,000 lekë për etiketim produkti në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe rregullatorë në fuqi, gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduara dhe bllokimi i produkteve ushqimore të skaduara dhe pa etiketën përkatëse me qëllim asgjësimin e tyre.

AKU tha se nga kontrolli i ushtruar në një market tjetër në zonën e plazhit, ku ndër të tjera rezultoi se librezat në lidhje me vërtetimin e gjendjes shëndetësore të punonjësve nuk disponoheshin, një pjesë e produkteve ushqimore të ambalazhuara paraprakisht, ishin të vendosura në kontakt të drejtpërdrejtë me dyshemenë dhe po ashtu në raftet e OBU-së u konstatuan produkte ushqimore (salcë domate dhe majonezë), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Sipas njoftimit, lidhur me kundra vajtjet e gjetura, AKU-ja mori masat administrative të gjobës me vlerë 200,000 lekë për mungesën e heqjes nga tregu të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë kërkesat, pra praktikisht të skaduar, paralajmërimit pasi iu la detyrë sistemimi i ambientit dhe produkteve ushqimore në kontakt me dyshemenë si dhe pajisja me libreza shëndetësore të punonjësve dhe bllokimi i produkteve ushqimore të skaduar me qëllim asgjësimin e tyre.