Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për nisjen e punës në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa.
Sipas njoftimit, tashmë ka nisur nga riparimi i shtresave asfaltike dhe mbushja e gropave në segmentin Tiranë-Ndroq-Plepa.
ARRSH bëri me dije se kjo ndërhyrje do ta lehtësojë turizmin si dhe do t’u shërbejë Vaqarrit, Pezës, Ndroqit e zonave të tjera. Gjithashtu, ndërhyrja do të përfshijë dhe punime të tjera mirëmbajtjeje, si vegjetacioni, sistemimi i bankinave dhe kanaleve të rrugës.
Ndërkohë që po punohet në disa akse të vendit.
Pas ditë më parë bëri të ditur se, kontraktori për ndërtimin e bypass-it të Fierit është duke punuar me ritme shumë të larta për të mbajtur premtimin e hapjes së një korsie për automjetet brenda 30 Qershorit 2019.
Qato njoftoi se jemi duke punuar për aksin kombëtar adriatiko – jonian dhe të gjitha projektet e sotme janë në mbështetje të këtij projekti që do të lidhë të 6 vendet e ballkanit perëndimor “Ndaj për segmente si bypassi i Vlorës, ndërtimi i rrugës së Delvine – Kardhiq ku në shumë shpejt do të hapim procedurën për lotin 7, pra ndërtimin e tunelit, jemi duke operuar për t’i realizuar në kohë reale këto vepra, që në pranverë 2021 të jenë gati”, tha ajo.
Qato shtoi se ARRSH monitoron çdo ditë grafikun e punimeve në këto akse, që të realizojmë punimet brenda vlerës së kontratave të prokuruara, me qëllim që asnjë lek nga buxhetit i shtetit të mos shkojë për shtesa punimesh.