Të kthehesh në shtëpi ka “kusur”, dmth të shpenzosh pa menduar çdo të ndodhë nesër të gjithë lekët që ke.
Kjo është mënura e jetesës që kanë zgjedhur 38 % e shqiptarëve. Kjo e dhënë ka dalë nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë i cili testoi njohuritë financiare të shqiptareve gjeti se 42% e kampionit janë dakord ose plotësisht dakord me pohimin “Paratë janë bërë për t’u harxhuar”, kundrejt vetëm 1 në 3 individë (36%) që shprehen kundër ose plotësisht kundër tij.
Vetëm 16% e individëve shprehen më të gatshëm t’i shpenzojnë paratë, (dakord dhe plotësisht dakord me pohimin “Preferoj t’i harxhoj paratë se sa t’i ruaj ato për të ardhmen”), kundrejt 67% që shprehen se preferojnë t’i ruajnë ato për të ardhmen.
Vetëm 22% e individëve janë dakord ose plotësisht dakord me pohimin “Jam i/e prirur të jetoj momentin, pa u shqetësuar shumë për të nesërmen”, kundrejt 61% të cilët priren të shqetësohen më tepër për të ardhmen.
Rezultatet e përftuara mbi tre pohimet që synojnë të matin qëndrimet financiare të të intervistuarve, analizuar sipas karakteristikave demografike apo nivelit të njohurive financiare, tregojnë se ky i fundit është në marrëdhënie të zhdrejtë me prirjen për t’i harxhuar.
Gjithashtu, në përgjithësi, të intervistuarit femra, individët e moshës 35-59 vjeç, banorët e zonave urbane si dhe ata me nivel të lartë të ardhurash familjare shprehen më të kujdesshëm ndaj parasë dhe më të prirur për t’u shqetësuar për të ardhmen.
Sa i përket zhvillimit të qëndrimeve financiare të shqiptarëve në harkun kohor 2011-2015, të dhënat dëshmojnë se përqindja e qëndrimeve të duhura ka pësuar rënie për pohimet “Paratë janë bërë për t’u harxhuar” dhe “Jam i prirur të jetoj momentin, pa u shqetësuar për të ardhmen”, me respektivisht 8% dhe 5%, dhe rritje me 6% për pohimin “Preferoj t’i harxhoj paratë se sa t’i ruaj ato”.
Të treja këto pohime synojnë të masin qëndrimet e kujdesshme ose jo ndaj parasë dhe rezultatet e vrojtimeve nxjerrin në pah një rënie të përgjithshme të përqindjes së qëndrimeve të duhura nga viti 2011 në atë 2015, që megjithëse e vogël (3%) tregojnë për një ndryshim në kohë në kahun e padëshiruar, që duhet marrë parasysh gjatë hartimit të politikave në të ardhmen.