23.06.2019 - 11:49
Roger Federer është kualifikuar në finalen e turneut të Halle (Gjermani), ku nesër do të luajë ndaj belgut David Goffin.
Tenisti zviceran synon të fitojë për të 10-ën herë këtë turne, çka do të ishte një rekord për të.
Në gjysmëfinale, Federer mundi 2-0 (6-3, 6-3) francezin Pierre Herbert.
Një ndeshje e dominuar nga zvicerani, që edhe pse nuk shkëlqeu, ishte ndjeshëm më superior se rivali i tij.
Më e bukur ndeshja tjetër gjysmëfinale, ku Goffin fitoi po 2-0 (7-6, 6-3) ndaj italianit Mattero Berrettini.
Ky turne zhvillohet në fushat me bar dhe është përgatitor për grand slam të Wimbledon, që nis më 1 korrik në Londër.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Fitues i kampionatit afrikan