MENU
klinika

Mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Furnizonin ishullin grek me drogë, shkatërrohet banda

23.06.2019 - 17:44

Shkatërrohet një bandë transportuesish droge që furnizonin baret në Mykonos me drogë.

Arrestohen gjashtë të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia.

Një “qendër biznesi” të tërë kishte ngritur në një shtëpi me qira në Mykonos të Greqisë një bandë prej gjashtë të rinjsh nga Shqipëria dhe Sllovenia, ku fshihnin tërë llojet e drogërave të forta me të cilat kishin për qëllim të tregtimin nëpër bare dhe klube nate në ishullin kozmopolit.

Megjithatë, përmes një qeni nuhatës i trajnuar për detektor të narkotikëve në port u dha fund planeve të tyre, kur gjatë kontrollit të një 22 vjecari shqiptar kur po zbriste nga trageti në portin e Mykonos mesditën e së mërkurës.

Mësohet se nga kontrolli në valixhen e tij u zbuluan dy pako njera me 57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.

22 vjecari shqiptar u arrestua nga policia dhe nga kontrolli i tij në banesën e tij u identifikuan dhe u arrestuan edhe të gjashtë bashkëpunëtorë të moshës 22, 25, 26, 24, 26, 27 dhe 27 vjeç, ndërsa u sekuestruan edhe dy pako të tjera me methamphetamine (MDMA) me peshë 47.01 gram, si dhe dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gram, dy pako me kokainë me peshë 14.99 gram, 17 tableta me përbërës kimikë të panjohur të cilat u dërguan për analizë, një rende metalike me mbetje hashashi.

Në posedim të shtatë të rinjve, u gjetën dhe u sekustruan edhe 1,900 euro të përfituara nga shitja e mallit të paligjshëm, gjithashtu u sekuestruan gjithashtu edhe 11 celularë për të cilët kërkohej konfidencialiteti për të identifikuar furnizuesit dhe “klientët” e tyre.

Të rinjtë e arrestuar do të ndiqen penalisht për posedim, transport dhe trafik droge.