MENU
klinika

Presidenca e Komisionit Europian

Macron: Do ta mbështesja Merkelin nëse do të kandidonte

12.06.2019 - 18:06

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të martën stacionit televiziv zviceran RTS se ai do të mbështeste kancelaren gjermane Angela Merkel nëse ajo do të kandidonte për presidente të Komisionit Evropian.

I pyetur për qëndrimin e tij në negociatat në vazhdim për postet në BE, Macron tha: “Evropa ka nevojë për personalitete të forta, ka nevojë për njerëz me besueshmëri dhe aftësi “.

Presidenti francez përsëriti se kishte rezerva lidhur me procesin e Spitzenkandidat, një procedurë e përdorur më parë në 2014, ku partitë politike europiane, përpara zgjedhjeve evropiane, caktonin kandidatët kryesorë për president të Komisionit, me atë pozitë pastaj duke shkuar te kandidati i partisë të aftë për të formuar një shumicë në parlamentin e sapozgjedhur.

I pyetur posaçërisht për Merkelin, ai tha: “Nuk do të flas për Angela Merkel.” Por Macron shtoi: “Do ta mbështesja. Natyrisht, sepse mendoj se kemi nevojë për dikë të fortë”.

Merkel deri më tani ka mbështetur  Manfred Weber të Gjermanisë, Spitzenkandidat për Partinë Popullore Evropiane dhe nuk ka treguar interes për vete.

Krerët dhe politikëbërësit e BE-së aktualisht po shqyrtojnë kandidatët potencialë për postet në BE, me negociata të vazhdueshme si në Parlament dhe në mesin e vendeve anëtare.

“Ka katër pozicione kryesore”, tha Macron për RTS: presidencën e Komisionit, përfaqësuesin e lartë për çështjet e jashtme, presidencën e Parlamentit dhe presidencën e Këshillit. “Duhen dy burra dhe dy gra, kemi nevojë për barazi,” shtoi ai.

Macron nuk përmendi presidencën e Bankës Qendrore Evropiane, duke u bashkuar me radhët e atyre që mendojnë se kjo garë duhet të drejtohet në mënyrë rigoroze në bazë të meritave.