MENU
klinika

Situata politike

Meta takon zyrtarin e OSBE: Zgjidhja e krizës e domosdoshme!

03.06.2019 - 16:41

Presidenti i Republikës Ilir Meta, zhvilloi një takim me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Sllovakisë, njëkohësisht Kryesues i radhës i OSBE-së, z. Miroslav Lajçak.

Meta vlerësoi vëmendjen që Kryesia sllovake i ka kushtuar rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së kandidaturës shqiptare për kryesimin e Organizatës gjatë 2020.

“Në këtë sipërmarrje, Shqipëria do të mbështetet në ekspertizën e Sekretariatit të OSBE-së dhe të vendeve partnere, duke siguruar vazhdimësinë e prioriteteve me kryesitë e mëparshme, përfshirë dhe Sllovakinë”, u shpreh ndër të tjera Presidenti.

Ai inkurajoi gjithashtu forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, përfshirë bashkëpunimin edhe më të madh në kuadër të Grupit të Vishegradit.

Duke u ndalur në Kryesinë shqiptare të OSBE për vitin e ardhshëm, Meta theksoi se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe që kërkon përkushtim tejet serioz edhe për vetë ndikimin që ka për imazhin e vendit.

“Është e domosdoshme që gjatë kryesisë së OSBE, Shqipëria të reflektojë vlerat e mirëfillta të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të respektimit të lirive themelore, duke mishëruar denjësisht imazhin e Organizatës”, theksoi Presidenti.

 Kreu i Shtetit evidentoi domosdoshmërinë e zgjidhjes urgjente të krizës së thellë kushtetuese, institucionale, politike dhe përfaqësuese ku ndodhet vendit, përmes reflektimit dhe dialogut.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!