MENU
klinika

Detaje nga takimi

Presidenti i OSBE ‘troket’ në zyrën e Ruçit, çfarë diskutuan

03.06.2019 - 14:59

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në takim, presidentin e OSBE-së, njëherazi ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajcak.

Takimi mes tyre u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për të marrë presidencën e OSBE-së në vitin 2020.

Kryeparlamentari Ruçi informoi Lajcak në lidhje me ecurinë e reformave integruese dhe përgatitjet e Shqipërisë për të marrë presidencën e OSNBE-së në 2020.

Lajcak nënvizoi se në Shqipëri është në vizitë zyrtare në cilësi të trefishtë: si Presidenti i rradhës i OSBE-së; si përfaqësues i një vendi të BE-së dhe si ministër i jashtëm i Republikës së Sllovakisë.

Në të tri këto cilësi ai vuri në dukje se “Shqipëria ka bërë hapa të pamohueshëm në reformat integruese dhe për këtë meritoni përgëzime” dhe shprehu besimin se Shqipëria do të realizojë një Presidencë të suksesshme dhe rezultative të OSBE-së, mbështetur në prioritetet dhe vlerat e organizatës.

Protestat janë një mjet demokratik, por ato nuk mund të zëvendësojnë procesin parlamentar dhe debatin në Parlament.

Opozita është zgjedhur për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare. Reformat duhet t’i vazhdoni në mënyrë të pakthyeshme dhe duke bërë kujdes të mos dëmtoni rezultatet e deritanishme.

Parlamenti është funksional, ka kuorumin kushtetues dhe shumicat e nevojshme për të punuar normalisht dhe për të marrë vendimet e duhura në të mirë të vendit.

Shqipëria nuk është një ishull i izoluar, por pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të gjithë partnerët ndërkombëtare e kanë bërë të qartë se askush nuk ka miratuar e nuk miraton veprimet e opozitës kundër sistemit. Asnjë arsye që ngre opozita nuk është argument për të braktisur mandatet dhe detyrimet parlamentare.

Të gjithë ju inkurajojmë të ecni përpara dhe do të vazhdoni të kini mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, tha Lajcak .

Në përgjigje të interesimit të Lajcak, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shpjegoi situatën politike në Shqipëri dhe vuri në dukje se pretendimet e opozitës për ilegjitimitetin e Kuvendit dhe mungesën e hapësirave demokratike për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare nuk qëndrojnë.

Zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë kanë pasur probleme, por zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të parat zgjedhje të kontrolluara nga opozita, e cila ishte në bashkëqeverisje; të parat zgjedhje të çertifikuara nga 40 mijë komisionerë, gjysma e të cilëve të opozitës; të parat zgjedhje për të cilat nuk ka pasur asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor; zgjedhje që u paraprinë nga një fushatë e qetë, më e qeta në historinë e zgjedhjeve shqiptare.

Ndërkohë, opozita, pas ndryshimet të Rregullores së Kuvendit me vullnetin e qartë të shumicës parlamentare, ka gëzuar të gjithë aksesin dhe të gjitha hapësirat për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!