MENU
klinika

Postimi

“Shkodra si në 1945″/ Ademi: Asnjë hap pas!

22.06.2019 - 16:14

Një mesazh i dytë në lidhje me situatën e krijuar në Shkodër ka ardhur nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi shkruan se qyteti i saj po përjeto një torturë të njëjtë si ajo e viteve 1945.

Sipas Ademit ditën e sotme mbi 70 policë kanë “blinduar” Gjykatën e Shkodrës gjatë kohës që jepej vendimi për 6 të arrestuarit.

Më tej, kryetarja e bashkisë shkruan se kryeministri Edi Rama sot mori një mesazh të fortë, ku sipas saj, qytetarët e Shkodrës treguan se nuk ka asnjë kthim pas, por vetëm përballje deri në fitoren e demokracisë.

Postimi i plotë:

“Shkodra si në vitin 1945!Sot shkodranët por edhe shiptarët, panë me sytë e tyre apo përmes mediave skena që i kujtuan trajtimin që iu bë baballarëve të tyre nga diktatura komuniste.

Mbi 70 forca policie dhe FNSH-je rrethuan Gjykatën e Shkodrës dhe bllokuan qarkullimin në rrugën para saj.

As kur janë gjykuar kriminelët më të rrezikshëm nuk ka patur një dislokim të tillë! E për çfarë? Për gjyqin politik të 6 personave të arrestuar paligjshmërisht nga policia politike e Edi Ramës!

Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krimin e vjetër elektoral të faktuar me audio- pergjimet e prokurorisë por edhe në krimin e ri që po konsumohet në sytë e të gjithë shqiptarëve, po shkon drejt fundit të tij të sigurtë në politikë.

Me lënien në burg të Alfredit dhe Gentianit, me arrestin në shtëpi për Bardhin, Adin, Aleksin dhe Orlandon, Edi Rama dhe drejtësia e kapur prej tij nuk bënë asgjë tjetër vetëm se i shtuan një tjetër faqe të zezë zullumit ku janë zhytur prej 6 vitesh.

E drejta e protestës nuk mund të burgoset, e drejta e fjalës nuk mund të na mohohet, të drejtat e fituara me sakrifica sublime nga 1990-a e këtej, nuk mund të na i gllabërojë askush! Sot nga Shkodra, Edi Rama mori përsëri mesazhin më të fortë që do të jehojë deri në largimin e tij nga pushteti i fituar me votime të vjedhura, me drogën që mbuloi Shqipërinë:

Asnjë hap pas! Asnjë tërheqje! Vetëm përpapa! Përballë tij dhe falangave të verbra që po i sherbejnë edhe në shkelje të ligjit! Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë votime pa opozitën! 30 qershori ka vdekur dhe është kallur!Përpara deri në fitore, në fitoren e Shqipërisë e shqiptarëve, të zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta, për Shqipërinë si gjithë Europa!”-shkruan Ademi.