Tani është zyrtare, Skënderbeu nuk ka asnjë shans të marrë pjesë në kompeticionet europiane gjatë këtij sezoni.
Edhe pse u përfol se në rast se fitonte pafajsinë në CAS, korçarët do të zëvendësonin Laçin në turin e parë kualifikues të Europa League, kjo nuk do të ndodhë, pasi siç bën të ditur vetë Skënderbeu në faqen zyrtare, CAS ka shtyrë vendimin për korçarët nga data 21 qershor që ishte në program fillimisht për në datën 12 korrik.
Në këtë mënyrë Skënderbeu edhe në rast se fiton pafajsinë në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë, nuk do të marrë pjesë në Europa League, pasi në datën 11 të muajit tjetër, Laçi do të luajë ndeshjen e parë të turit të parë ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Sheva në datën 11 korrik, një ditë para se Skënderbeu të marrë përgjigjen nga CAS.
NJOFTIMI I KLUBIT:
“CAS shtyn datën e vendimit”
Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar.
KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 korrik…
Me Respekt,
KF Skënderbeu”, thuhet në njoftim.