MENU
klinika

30 Qershori

“Zgjedhje a votime?”/ Nënkryetari i KQZ: Mos bojkotoni!

29.06.2019 - 13:49

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, një ditë para zgjedhjeve lokale, ka apeluar ndaj të gjithë qytetarëve, që të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhur drejtuesit vendorë.

Me një shënim në “Facebook”, Biba shkruan se shqiptarët nuk duhet të humbasin për asnjë moment shprehitë demokratike dhe të respektojnë ligjet dhe shtetin e së drejtës. Ai u ndal edhe në disa bashki ku në garë është vetëm një kandidat, ndërsa tha se kjo është për të ardhur keq.

“Ne date 30 qershor, une do te shkoj te votoj! Po c’ka per te zgjedhur ne 30 bashki ku eshte regjistruar vetem 1 kandidat? -do të pyesë me të drejtë ndonjë.

Po, ashtu, ne ato bashki ka vetem votim e jo zgjedhje, dhe kjo eshte per te ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin ne gati 50% te zonave, serish mbeten te rendesishme, ndaj nuk duhen bojkotuar. Ne (shqiptaret) nuk duhet te humbin shprehite tona demokratike.

Akoma me tej, ne duhet te respektojme shtetin e se drejtes, i cili kerkon qe rregullat te prevalojne mbi pazaret politike e qe, pa te cilin, demokracia ka tendence te degradoje ne sundim te shumices mbi pakicen. Dhe se fundi, duhet te votojme edhe sepse procesi zgjedhor, edhe aty ku ka vetem 1 kandidat, ka edhe nje komponent tjeter, absolutisht te rendesishem.

Te zgjedhurit vendore permes votimit qytetar formalizojne marrjen e detyres. Sepse kryebashkiaket tane emerohen nga ne, votuesit e tyre. Vetem keshtu i bejme ata te pergjegjshem dhe mund t’ju kerkojme llogari per premtimet dhe menaxhimin e parave publike”-shkruan Biba.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!