MENU
klinika

Zbardhet projektligji

1080 policë në pension para kohe/ Kushtet dhe masa e përfitimit!

07.07.2019 - 09:28

Policët me moshë mbi 55 vjeç, 25 prej të cilave i kanë kontribut në forcat blu, janë të lirë të dalin në pension të parakohshëm në rast se dëshirojnë.

Pa punuar fare, ata mund të përfitojnë 65-75% të pagës mesatare të viteve të punës, si formë pensioni shërbimi përpara se të arrijnë moshën e duhur për pension pleqërie. Këtë parashikon projektligji, pjesë e reformës në Policinë e Shtetit që “përzë me lezet” ata që kanë kontribuuar prej shumë vitesh në forcat blu kundrejt një shpërblimi financiar.

“Propozimet e këtij projektakti synojnë uljen e moshës mesatare të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke siguruar kështu një polici më aktive dhe eficiente në luftën kundër krimit në përgjithësi e atij të organizuar në veçanti, si dhe rritjen e parametrave të rendit e sigurisë publike”, citohet në relacionin e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e hedhur për konsultim publik. Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve të Policisë është 45.6 vjeç. Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të këtij ligji, për tri vitet e para kufiri moshor pritet të ulet mesatarisht me 1.5 vite.

KUSHTET PËR PENSION

Për të përfituar pension shërbimi, së pari, duhet të jesh polic karriere, (të gëzosh gradë policore), me një kontribut minimalisht prej çerek shekulli dhe moshë 55 vjeç e sipër.

Strukturat përkatëse të Policisë që kanë hartuar relacionin në fjalë, kanë bërë edhe një përllogaritje të numrit të atyre që përfitojnë pension shërbimi, bazuar në kriteret e përcaktuara më lart.

Bëhet fjalë për 1080 punonjës. Por edhe pse mund të plotësojnë kushtet, qeveria do të bëjë një zbatim të përshkallëzuar të ligjit, duke vendosur që për tri vitet e para të përfitojnë jo më shumë se 30% e punonjësve.

Kjo, për efekt të vakancës për pozicione të caktuara në sistem si dhe kostos financiare. E gjitha do të përballohet nga buxheti i shtetit. Për vetëm 320 prej tyre, barra mujore është afërsisht 13 milionë lekë (shembull, tabela brenda shkrimit).

Deri tani, policët që dalin në pension pa mbushur moshën trajtohen sipas ligjit për pensionet suplementare të ushtarakëve, çka ka bërë që numri i atyre që u lirojnë vendin të rinjve të jetë i papërfillshëm. Ndaj, Ministria e Brendshme ka sajuar një kategori të re trajtimi financiar posaçërisht për forcat blu, pension shërbimi, me përfitime më të mëdha se ato të ushtarakëve.

“Projektligji është një garanci për punonjësit e Policisë që janë në marrëdhënie pune dhe një vazhdim logjik i statusit të tyre kur ndërpresin karrierën. Miratimi i tij do të ndikojë në cilësinë e punës dhe të performancës së punonjësve të Policisë në detyrë, në rezultatet kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

policia-2
policia-2

MASA E PËRFITIMIT

Policët që plotësojnë kushtet dhe vendosin të ndërpresin marrëdhëniet e punës pas hyrjes në fuqi të ligjit, mund të përfitojnë nga 65-75% të pagës mesatare referuese. Më konkretisht, një inspektor i thjeshtë, nga 52 mijë lekë në muaj, përllogaritet të marrë pa punuar 36.700 lekë.

Me rritjen e gradës, ku edhe paga mujore është më e lartë, masa e pensionit të parakohshëm rritet duke shkuar deri në 64.2 mijë lekë për policët drejtues të parë. Këto janë pensionet dysheme. Për çdo vit shërbimi mbi 25 vjet, masa e pensionit shtohet me 1%, rritje që nuk kalon masën 75% të pagës mesatare referuese. Me rëndësi është fakti që periudha e trajtimit me pension shërbimi njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimit pensioni pleqërie, invaliditeti e familjar.

Shuma derdhet çdo fillim muaji, njësoj siç do bëhej në rast se do ishin në punë dhe i nënshtrohet indeksimit sa herë që vendos qeveria, sipas projektligjit. Çdokujt që i aprovohet aplikimi për pension shërbimi, përfiton masën që i takon deri në momentin që del në pension pleqërie. MASAT Në relacion bëhet e qartë se ata që përfitojnë pension shërbimi, nuk mund të ndërrojnë më mendje dhe të rikthehen në polici.

Forma e largimit është gjetur edhe për ata që nuk dëshirojnë të dalin në pension para kohe. Projektligji propozon që në rast se nuk ka vend pune për gradën që kanë, fillimisht të pranojnë deri në një vit një tjetër me gradë më të ulët.

E në fund të vitit, nëse ende nuk është sistemuar, ai lirohet duke dalë në pension shërbimi

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!