MENU
klinika

A do e lirojë zyrën?

Përgjigjet nga selia e PD Voltana Ademi

02.07.2019 - 13:39

Pas përfundimit të takimit të krybashkiakëve të djathtë me krydemokratin Basha, ka ardhur reagimi i kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Pas takimit me Bashën, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, është pyetur nga gazetarët nëse duhet ta lërë postin e kryetares së bashkisë apo jo.

Duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë, Ademi ka deklaruar se është ende herët për ta diskutuar një çështje të tillë.

Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj që raporti që OSBE/ODIHR është një reflektim për popullin shqiptar.

Do të shohim zhvillimet jo vetëm të klasës politike, por edhe të njerëzve.

Ajo që u tha të dielën është reagimi më i madh popullor që shqiptarët mund të kenë bërë në historinë e vet.

Situata është shumë e rëndë, e rëndë për të gjithë popullin dhe në këtë kontekst politikisht, por bashkë me gjithë njerëzit do të duhet të reagojmë dhe ta bëjmë të mundur”, ka thënë Ademi.