MENU
klinika

AKU aksion në Tiranë e Shkodër

Bllokon 2 subjekte, 2.57 mln lekë gjoba

17.07.2019 - 14:34

Drejtoria Rajonale e AKU në Tiranë dhe Shkodër gjatë kontrolleve në ushqimoret e këtyre qyteteve ka vendosur 7 gjoba me vlerë totale prej 2.57 milion lekë si dhe ka bllokuar aktivitetin e 2 prej subjekteve.

AKU vijon kontrollet rigoroze në të gjithë vendin në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe çdo tentative për të shkelur ligjin, bën me dije organi në faqen e tij zyrtare. Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Tiranë dhe Shkodër/Velipojë nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Emrat e subjekteve janë publikuar në faqen zyrtare të AKU, ku thuhet gjithashtu se kontrollet do të vijojnë në mënyrë rigoroze në të gjithë vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit nga operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët.