MENU
klinika

“Explorations Dhërmiu"

Forbes: Riviera shqiptare, sekreti i fundit i Mesdheut

02.07.2019 - 17:19

      “Anjunadeep”, marka e njohur e grupit “Above & Beyond”, organizoi një festival për gjashtë ditë dhe pesë net, të titulluar “Explorations” në Dhërmi, Shqipëri, për të bashkuar kulturën e festivaleve muzikore me luksin e jetës bregdetare, – shkruan amerikania “Forbes”, në artikullin kushtuar një prej festivaleve ndërkombëtare më të njohur, mbajtur në Shqipëri.

“Festat tona kanë marrë shumë famë vitet e fundit, me evente ku janë shitur të gjitha biletat në të gjithë botën”, – thotë menaxheri i “Anjunadee”, Dom Donnelly.

“Ne besojmë se tingujt tanë shijohen më mirë jashtë, nën rrezet e diellit, pra jemi larguar nga klubet e natës dhe jemi afruar me festat ditën. Pra, një festë që zgjat gjithë fundjavën në plazh, duket si një evoluim i natyrshëm”, – shpjegon ai.

 

 

 

 

Sipas James Grant, menaxheri i grupit “Above & Beyond” që prej vitit 2001 dhe bashkëthemelues i markës “Anjunadeep”, “Explorations” janë festivalet e para që zgjasin gjithë ditën për “Anjunadeep” dhe ato u zhvilluan nga data 20-25 qershor, në Dhërmi.

Eventi solli 45 artistë, duke u kthyer në spektaklin më të madh të organizuar nga grupi për mbledhjen në një vend të vetëm të talenteve, si “Lane 8”, “Dusky” dhe “Yotto”.

Festivali kishte katër skena, ku kryesoret në mbrëmje ishin “Empire” dhe “Splendor”, ndërsa skenat e gjatë ditës ishin “The Cove” dhe “Yacht Club”. Kishte edhe një vend të pestë, të quajtur Gjipe, për pjesëmarrësit, që të shijonin muzikën.

 

 

 

 

Donnelly thotë se “Riviera Shqiptare është vërtet, një prej sekreteve të fundit, të mbetura, në Mesdhe”.

Ai tha se “turistë ndërkombëtarë kanë udhëtuar deri në këtë vend të vogël, të mbushur plot plazhe magjepsëse, që janë të gjitha të mrekullueshme për t’i kthyer në pista intime vallëzimi”.

“Ne shpresojmë të ndërtojmë një marrëdhënie të fuqishme me komunitetin lokal në vitet në vijim dhe po punojmë në një numër iniciativash në këtë drejtim, përfshirë punën me artizanët dhe tregtarët e zonës, duke kërkuar DJ shqiptarë të talentuar, për të performuar dhe për të mbledhur fonde për fëmijët e fshatit SOS. Një bamirësi, për t’u kujdesur për fëmijët në nevojë”, – shtoi Donnelly.

 

 

 

Pjesëmarrësit e këtij festivali mundën të marrin pjesë në shumë aktivitete, si: meditime, seanca për fleksibilitet, joga dhe “gong baths” (qetësim nëpërmjet tingujve të një daulleje të madhe).

“Ajo që i bën “Explorations” kaq unike, janë qasja jonë gjithpërfshirëse ndaj eventit dhe komuniteti i jashtëzakonshëm i fansave të “Anjunadeep””, – ka thënë Donnelly.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB