Shqipëria vijon të ketë deficit të lartë të llogarisë korente në raport me Rajonin, por në paradoks më këto zhvillime monedha vendase është mbiçmuar ndjeshëm në tregun valutor në raport me monedhat e vendeve fqinjë.
Sipas grafikut bashkëngjitur një përpunim të dhënash i Fondit Monetar Ndërkombëtar kursi real efektiv i këmbimit (REER) (vlera e jashtme e monedhës së një vendi kundrejt monedhave të partnerëve të tij më të rëndësishëm) është rritur ndjeshëm që nga viti 2015 duke tejkaluar monedhat e të gjithë fqinjëve rajonale edhe pse disa prej tyre kanë përjetuar përmirësim të deficitit tregtar gjatë periudhë 2014-2018.
Pothuajse 80 për qind të shkëmbimeve tregtare Shqipëria i ka me vendet e Eurozonës të cilat kanë në përdorim monedhën e përbashkët euro.
Për pasojë forcimi i lekut në kursin real efektiv të këmbimit pasqyron mbiçmimin e lekut ndaj euros gjatë viteve të fundit.
Forcimi i lekut me rreth 12 pikë përqindje në katër vitet e fundit me monedhat ku Shqipëria shkëmben mallra dhe shërbime e ka bërë Shqipërinë më pak konkurruese edhe në raport me Rajonin.
Kjo po reflektohet së fundmi edhe më rënien e eksporteve në vlerë, pas më shumë se dy dekada rritje të vazhdueshme.
Nga janari 2005 deri në fund të vitit 2007 Leku shqiptar ishte forcuar me ritme të ta lartë se monedhat rajonalë, por [as krizës së vitit 2008 kursi i këmbimit të lekut më valutat kryesore pësoi rënie.
Nga viti 2008 deri në vitin 2014, dinarit serb dhe atij maqedonas ishte më e lartë. Madje në vitin 20011 leku performoi shumë më dobët se monedhat e vendeve të Europës Lindore.
Forcimi i lekut mori kthese në maj të vitit 2014 dhe vlera e tij u rrit me ritme të shpejta, duke tejkaluar të gjitha monedhat e rajonit.
Në janar të vitit 2019, vlera e lekut në tregun e këmbimit tejkaloi edhe ritmet e dinarit Serb i cili kishte performancën më mirë në këmbimin valutore në raport me rajonin, shkruan monitor.
Nga ana tjetër Shqipëria në fund të vitit 2018 kishte deficitin e llogarisë korrente më të lartin në Rajon pas Malit të Zi dhe Kosovës.
Shqipëria është një vend me një ekonomi të vogël e të hapur, ndaj dhe kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në ndikimin e nivelit të çmimeve në Shqipëri dhe në bilancin e pagesave në vend.
Gjithashtu, hapja e ekonomisë shqiptare gjithnjë e më shumë ndaj tregjeve të huaja, përbën një interes të veçantë lidhur me pozitën konkurruese të bizneseve shqiptare në tregtinë në vend dhe jashtë tij.