MENU
klinika

Kjo është lakra që shpeton jetë

“Mbretëresha e barishteve” që ul kolesteroli

28.07.2019 - 13:08

Studiuesit kanë zbuluar se kaleja, lakra me gjethe jeshile të errët, e quajtur edhe “mbretëresha e barishteve”, mund të ndihmojë në kontrollin e niveleve të kolesterolit.

Studiuesit morën tridhjetë meshkuj me kolesterol të lartë dhe u dhanë atyre për të konsumuar tri deri në katër gota me lëngun e lakrës kale për tre muaj rresht. Kjo është e barasvlershme me ngrënien e trembëdhjetë kilogramëve lakre kale, ose me sasinë që mund të konsumojë një amerikan përgjatë një shekulli. Po çfarë ndodhi?

A morën ata ngjyrë të gjelbër dhe filluan të kryenin procesin e fotosintezës?

Jo. Në thelb, ajo çka bëri lakra kale ishte ulja e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritja e kolesterolit të mirë (HDL), aq sa të vrapoje 482 kilometra.

Në fund të këtij studimi, aktiviteti antioksidues në gjakun e shumicës së pjesëmarrësve ishte rritur. Por interesant ishte fakti se aktiviteti antioksidues i disa prej pjesëmarrësve kishte mbetur i ulët. Pa dyshim, këta ishin duhanpirësit.

Mendohet se radikalet e lira të krijuara nga cigaret kanë zbrazur në mënyrë drastike trupin nga antioksiduesit.

Kur duhani arrin të fshijë efektet gjallëruese të tetëqind gotave me lëngun e lakrës kale, dijeni që ka ardhur koha ta lini atë.