MENU
klinika

Lufta kundër informalitetit

“Biznesi mbyllet për 1 muaj nëse nuk lëshon kupon”

19.07.2019 - 08:33

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh kundër informalitetit.

Ky mesazh i Ramës vjen pas aksionit të madh që ka nisur në vend.

Rama ka zgjedhur të publikojë foto të bizneseve të bllokuara, ndërsa shkruan se moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj.

“#STOPINFORMALITETIT✋

Moslëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj!

#ZeroTolerancë në luftën me informalitetin, që cënon konkurencën, konsumatorin dhe shtetin”, shkruan kreu i qeverisë.