Komisioni Europian ka publikuar raportin periodik 3-mujor të zhvillimeve ekonomike.
Në vlerësimin për Shqipërinë bien në sy dy elementë kryesorë.
Komisioni Europian ka vendosur theksin tek:
-ngadalësimi i rritjes ekonomikës dhe po e njëjta tendencë edhe në konsum
Periudha Janar-Mars 2019:
Në këtë periudhë kohe rritja ekonomike ka hasur një ngadalësim të ndjeshëm.
Gjatë tre muajve të fundit, rritja reale e GDP ra në kuotën 2.2%.
Përsa i përket konsumit, raporti i KE bën me dije se në tremujorin e fundit vlera ka arritur 2.25%.
Sipas KE një rritje të lehtë me vetëm 0.5% shënoi edhe konsumi qeveritar ndërkohë që ishte rritja e shërbimeve ajo që kompensoi rënia e prodhimit të energjisë, që ishte edhe një ndër arsyet e ngadalësimit të rritjes.
Referuar situatës, KE thekson se për shkak të reshjeve të ulëta, prodhimi i energjisë elektrike dhe i ujit, arriti vetëm një të tretën e nivelit të lartë të regjistruar vitin e kaluar duke kontribuar në uljen e vlerës së shtuar industriale, me -5.8%.
Gjithashtu, në vlerësimin e Komisionit Europian merren në konsideratë edhe të tjerë tregues ekonomikë.
Kështu eksportet e mallrave dhe shërbimeve pothuajse mbetën në terma realë, me një rritje prej 0.5%. Në terma tremujorë, eksportet shënuan një rritje të lehtë të peshës së tyre në GDP me 28.5%, por mbetën 1.5% nën nivelin e tremujorin përkatës të vitit 2018.