MENU
klinika

New York Times

A mund të ketë dy fitues në luftën SHBA-Kinë?

28.08.2019 - 11:46

Është e pamundur të ekzagjerosh se në çfarë situate të rrezikshme janë sot SHBA dhe Kina.

Nëse kontesti aktual i mosmarrëveshjeve tregtare tregon për një luftë të plotë në zhvillim ekonomik, dhe kjo përhapet edhe tek studentët dhe shkencëtarët kinezë që dëbohen nga Amerika dhe tek drejtuesit e biznesit të Amerikës nga Kina, bota do të zëvendësohet me diçka shumë të shëmtuar, më pak të prosperuar, më pak të qëndrueshme dhe më pak të aftë për të përballuar sfidat globale, siç janë ndryshimi i klimës dhe krimi në internet, që po ndalen mbi ne.

Kjo është bërë një lojë vërtet e keqe. Nga njëra anë është një president i paqëndrueshëm amerikan që në të vërtetë miraton politikën tregtare përmes Twitter, duke injoruar këshillat e ekspertëve të tij, dhe nga ana tjetër është një president kinez me presion i cili refuzon çdo kërkesë tregtare nga SHBA nga frika se rivalët e tij vendas do ta konsiderojnë atë si të dobët dhe se demonstruesit pro-demokracisë në Hong Kong do të forcohen nga dobësia e tij.

Kështu që secili njeri është duke u përpjekur ta frikësojë tjetrin.

Ne kemi nevojë për armëpushim tani, por askush nuk i propozon kushtet.

Presidenti Trump duhet t’i thotë Presidentit Xi Jinping: “Për gjashtë muajt e ardhshëm, ne do të pezullojmë të gjitha tarifat që kemi vendosur. Dhe në ato gjashtë muaj ne presim që ju ti jepni fund abuzimeve tuaja tregtare, dhe ju e dini për çfarë po flasim: vjedhja e pronës intelektuale, detyrimi i transferimeve të teknologjisë, etj. Dhe ne do të rivlerësojmë brenda gjashtë muajsh nëse rezultatet përbëjnë përparim domethënës. “”

Ky nuk është një rezultat perfekt pas dy vitesh bisedimesh, por nuk është në menu.  

Trump kishte të drejtë kur këmbëngulte që marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë duhej të ndryshonin. Por Trump e nënvlerësoi shumë Kinën, duke menduar se sa “i lehtë” do të ishte fitimi i një lufte tregtare me Kinën.

Nuk mendoj se Trump po kërkon të rrëzojë Kinën. Ai thjesht dëshiron një marrëveshje për të cilën mund të mburret.

Ajo që Trump gjithashtu e ka nënvlerësuar është se ne nuk kemi thjesht një problem tregtAR sot me Kinën, gjithashtu kemi një problem të mungesës së besimit.

Trump ndërkohë duhet të nënshkruajë marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësorit.

Në atë mënyrë, nuk do të jetë më Trump kundër Xi, por bota kundër Kinës. Ky duhet të jetë qëllimi ynë, Kina në një konkurrencë globale të bazuar në rregulla.

Do të isha i lumtur nëse do të bëhej një përparim të vërtetë tregtar tani, duke ulur temperaturën, në mënyrë që të kemi një diskutim më racional, dhe të shmangim një Luftë të re të Ftohtë me Kinën që do të destabilizojë të gjithë sistemin e globalizmit, një sistem që nuk është gjithashtu perfekt por, për të cilin do të na marrë malli nëse zhduket.

Thomas L. Friedman është kolumnisti i punëve të jashtme Op-Ed. Ai u bashkua me gazetën në 1981, dhe ka fituar tre ulmime Pulitzer. Ai është autori i shtatë librave.