MENU
klinika

Çfarë diskutuan?

Ambasadori i OSBE 2 orë takim me Voltana Ademin!

06.08.2019 - 13:57

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kërkesa e paraqitur në Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situata që ka pasuar votimin e 30 qershorit.

Në mbyllje të takimit, edhe Boschard deklaroi për mediat se ka folur për situatën politike, por nuk specifikoi detaje të tjera.

Burimet bëjnë me dije se është diskutuar edhe për çështjen e dorëzimit të detyrës nga Ademi.

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike.

Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.