Në kuadër të operacionit kundër informalitetit, i cili ka nisur të zbatohet me kontrolle intensive në terren gjatë periudhës 1-31 korrik 2019 janë bllokuar 108 subjekte të paregjistruara.
Po ashtu që nga nisja e këtij operacioni janë vendosur 195 penalizime për moslëshim kuponi tatimor, ndërsa 15 ambiente janë bllokuar 30 ditë për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë.
Nga inspektimet në terren për periudhën 1-31 korrik, 92 subjekte janë penalizuar për punonjës të padeklaruar, 42 subjekte kanë pasur probleme me kasën fiskale, si dhe 26 subjekte me kasë fiskale të paaktivizuar.
Sipas ATSH, ndërsa 82 subjekte janë penalizuar për tregtim mallrash pa dokumentacion tatimor, si dhe 30 raste janë referuar në prokurori
“Stop informalitetit” është motoja e aksionit të ndërmarrë së fundi në gjithë territorin ku po bllokohen subjekte abuzuese me ligjin.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar më herët se goditjet kundër informalitetit nuk do të ndalen më, pasi nuk bëhet fjalë për fushatë, por për një betejë të përditshme deri në fund të mandatit.