MENU
klinika

Intervista në Vjenë

Çfarë tha mbreti Zog pas atentatit?

23.08.2019 - 12:40

      “Le Petit Journal” e ditës së hënë, të 23 shkurtit 1931, ka botuar në faqen n°3, fjalët e para të mbretit Zog, pas atentatit të Vjenës, botuar në gazetën austriake “Neue Freie Presse” – që si zakonisht, me shumë dashamirësi dhe përgjegjësi, Aurenc Bebja, përmes blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i përcjell herë pas here, për mbarë shqiptarët:

 

 

 

 

Pas atentatit të Vjenës

 

“Unë erdha në mënyrë private këtu”, – deklaroi, mbreti Zog

Vjenë, 23 shkurt — “Neue Freie Presse” e këtij mëngjesi, ka publikuar deklaratat e mëposhtme të mbretit Zog:

“— Kam ardhur në Vjenë, në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak.

 

 

 

 

Jam thellësisht i zemëruar që këtu gjenden njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike.

Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve.”

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB