MENU
klinika

Leku, ‘mbreti’ i tregut valutor

Gjunjëzohen Euro, Paundi dhe Dollari!

05.08.2019 - 10:49

Monedha vendase e ka nisur javën pozitivisht duke u forcuar edhe më shumë kundrejt valutave të huaja.

Euro ka humbur 0.5 pikë krahasuar me javën e kaluar duke zbritur në nivelin e 120.5 lekëve.

Ndërkaq edhe Dollari Amerikan është dobësuar me 0.8 pikë duke kapur vlerën e 108.2 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Paundi Britanik gjithashtu ka pësuar një rënie prej 1 pikë, duke u këmbyer sot me 131 lekë.

Ndërsa Franga Zvicerane vazhdon të mbetet e fortë, duke u ngjitur sot në kuotën e 110.5 lekëve.

Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot përkatësisht me 81.5 lekë dhe 73 lekë.