MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 6 gusht?

06.08.2019 - 08:42

1284 – Republika e Pizës mundet në betejën e Melorias nga Republika e Gjenovës, duke humbur kështu edhe kontrollin e saj detar në Mesdhe. Fuqia detare e Pizës doli në pah kur pizanët me një flotë prej 120 anijesh morrën pjesë në Kryqëzatën e Parë dhe ndihmuan në rrethimin e Jeruzalemit në vitin 1099. Në rrugën e tyre për në Tokën e Shenjtë, anijet pizane shfrytëzuan mundësinë për marrjen e disa ishujve që i përkisnin perandorisë së Bizantit. Kryqtarët pizanë udhëhiqeshin nga kryepeshkopi i tyre, Dagobert, patriarku i ardhshëm latin i Jeruzalemit.

1448 – Papa Eugen IX dhe mbreti Alfons i Napolit shprehin kënaqësinë e tyre për shtimin e fuqisë së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Por kjo alarmoi Venedikun që frikësohej për humbjen e kontrollit të saj në Ballkan – kështu venedikasit kërkuan ndihmën osmane. Por kjo ndihmë po vonohej, dhe më 4 tetor Venediku u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje për t’i paguar Skënderbeut një pagesë vjetore prej 1.400 dukatësh për mbajtjen e Danjës me rrethina. Dy javë më vonë, osmanët sulmuan Skënderbeun dhe u mundën në Dibrën e sipërme – dokumentet e kapura treguan se sulmi ishte ndërmarrë e nxitjen e Venedikut.

1806 – Francis II shënon fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake – ai dha dorëheqjen nga froni, pas humbjes ndaj Napoleon Bonapartit në betejën e Austerlicit. Perandoria e Shenjtë Romake ishte një kompleks shumë-etnik popujsh dhe territoresh, krijuar në Europën gjatë Mesjetës së hershme. Qendra dhe territori më i madh i perandorisë së Shenjtë Romake ishte mbretëria e Gjermanisë.

1890 – Në burgun Auburn në New York, vrasësi William Kemler bëhet personi i parë që ekzekutohet me vdekje në karrige elektrike.

1908 – Lind Eqrem Çabej, gjuhëtar e akademik shqiptar.

1914 – Lufta e Parë Botërore: Serbia i shpall luftë Gjermanisë; Austria i shpall luftë Rusisë.

1945 – Lufta e Dytë Botërore: Hiroshima u shkatërrua plotësisht kur bomba atomike “Little Boy” u hodh nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet aeroplanit B-29 – Enola Gay.

Rreth 70.000 njerëz u vranë menjëherë, dhe disa dhjetëra mijëra të tjerë vdiqën në vitet e mëvonshme nga djegiet dhe helmimi nga rrezatimi. Qëllimi i hedhjes së bombës ishte për të detyruar Japoninë të kapitullonte.

1960 – Revolucioni Kuban: Kuba shtetëzon pronat amerikane dhe të huaja në vend. Revolucioni kuban kishte filluar në korrik të vitit 1953 dhe regjimi i Batistës u rrëzua më 1 janar 1959, duke u zëvendësuar nga Fidel Kastro me një qeveri revolucionare socialiste, e cila më 1965 u reformua në komuniste.

1991 – Shkencëtari britanik Tim Berners-Lee lëshon pamjet e para që përshkruajnë idenë e tij për World Wide Web ose WWW si shërbim në dispozicion të publikut në internet. Tim Berners-Lee njihet si shpikësi i World Wide Web.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB