Anëtarët e G7, i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, Italia, Kanada dhe Japonia dikur e krijuan këtë mekanizëm shumëpalësh për të zgjidhur sfidat e mëdha.
Zgjerimi i shpejtë ekonomik i Kinës, objektivat politikë dhe strategjikë të Partisë Komuniste Kineze, është pa dyshim testi më i madh dhe i fundit në botë.
Të Premten, Trump iu referua konfrontimit të tij me Kinën lidhur me agresionin e saj ekonomik si “më e rëndësishme se gjithçka tjetër.”
Presidenti po përshkallëzon presionin ndaj Kinës edhe pse kjo vë në rrezik arritjet e tij ekonomike.
Mesazhet e Trump, përfshirë kërcënimet e tij të çuditshme nuk janë aspak produktive. Kina duhet të ndryshojë politikat e saj grabitqare ekonomike dhe industriale. Nëse qeveria kineze nuk do të luajë me rregulla themelore ndërkombëtare, demokracitë e tregut të lirë perëndimorë nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveçse të mbrohen me anë të shkëputjes prej saj, që padyshim që do të ketë pasoja negative kolaterale ekonomike.
Duhet pranuar që qeveria kineze ende nuk e ka ndryshuar sjelljen e saj dhe se për këtë arsye strategjia e Trump ende nuk ka funksionuar. Por është e qartë që shanset për sukses do të rriten në mënyrë dramatike nëse aleatët evropianë ndihmojnë.
Megjithatë, përkundër faktit se Evropa përballet me të njëjtën kërcënim nga agresioni ekonomik i Kinës, udhëheqësit evropianë në Biarritz thanë se qëllimi për t’i dhënë fund luftës tregtare është i Uashingtonit, e jo Pekinit.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai dëshironte të bindte udhëheqësit e G7 (domethënë Trump) që “të shmangin këtë luftë tregtare” dhe të ulin tensionet. Kryeministri britanik Boris Johnson tha se nuk i pëlqen tarifat dhe dëshironte “paqe tregtare”. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk paralajmëroi se përdorimi i tarifave të Trumpit “si një instrument politik” mund të shkaktojë një recesion global. Asnjë prej tyre nuk përmendi rolin e Kinës në mosmarrëveshjen apo zgjidhjen e saj.
Pra, shumë zyrtarë evropianë shpresojnë që ekonomitë e vendeve të tyre mund të përfitojnë nga lufta. Gjithashtu, vendet evropiane nuk duan të zemërojnë Partinë Komuniste Kineze.
Në fund të fundit, Trump dhe Europa duhet të gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku. Nuk do të ketë asnjë deklaratë të përbashkët në G-7 të këtij viti, sepse nuk ka konsensus mbi atë që kërkon G-7.
Por agresioni ekonomik i Kinës është saktësisht lloji i sfidës, për përballimin e të cilave G-7 u krijua.