MENU
klinika

Vendimi i presidentit brazilian

Pas presionit, ndërhyrje për zjarret në Amazonë

24.08.2019 - 12:49

Presidenti i Brazilit ka porositur forcat e armatosura të luftojnë zjarret në Amazon, mes zemërimeve ndërkombëtare për shkak të rritjes së shpyllëzimeve.

Presidenti Jair Bolsonaro vendosi ushtarë në rezervat e natyrës, tokat indigjene dhe zonat kufitare të rrethuar nga zjarret.

Vende të tjera kishin kërcënuar se do të vinin në shënjestër ekonominë e Brazilit nëse nuk vepronte për të ndaluar zjarret. Franca dhe Irlanda kishin thënë që ata nuk do të ratifikonin një marrëveshje tregtare me vendet e Amerikës së Jugut, dhe Ministri i Financave i Finlandës i kishte bërë thirrje BE të konsiderojë ndalimin e importeve të mishit brazilian.

Në një fjalim televiziv të premten, Bolsonaro tha se zjarret pyjore “ekzistojnë në të gjithë botën” dhe “nuk mund të shërbejnë si pretekst për sanksione të mundshme ndërkombëtare”.

Shumë prej zjarreve mendohet se janë shkaktuar me qëllim, me dyshimin se e kanë bërë fermerët që të përfitojnë duke pasur më shumë tokë në dispozicion.

Amazona shihet si arma e fundit kundër ndryshimit të klimës, pra nëse Amazona humbet, lufta kundër ndryshimit të klimës humbet gjithashtu.

Zjarret në Amazon mund të fillohen aksidentalisht gjatë “queimada”, pastrimi i përdorur për të shndërruar zonat pyjore në zona kultivimi dhe blegtorale muaj.

Bolsonaro tregoi se queimada ishte fajtore, por këtë e kanë hedhur poshtë ambientalistët, të cilët thanë se sezoni ishte ideal, në të cilin zjarret mund të digjen, zjarret mund të fillohen vetëm nga ndërhyrja njerëzore, sipas tyre.

Por presidenti ka thënë se OJQ-të po sabotonin qeverinë e tij duke i vendosur vetë zjarret. Kur reporterët e pyetën atë për prova lidhur me këto pretendime, ai nuk dha asnjë të tillë. Bolsonaro është i njohur për ushtrimin e presionit ndaj organizatave të angazhuara për të luftuar shpyllëzimin.

Ndërsa zjarret vazhdojnë në Amazon, njerëzit në mbarë botën po përdorin hashtagun  #PrayForAmazonia (Lutu për Amazonën) në rrjetet sociale.