11.08.2019 - 17:41
Këngëtari dhe bashkëpunëtori i programit “Shqiptarët për shqiptarët”, Sidrit Bejleri u bë baba për herë të tretë në qershor.
Dhe sot në ditën e Kurban Bajramit, Sidriti ka treguar portretin e më të voglës së familjes.
Ai ka publikuar një foto të familjes në këtë ditë feste dhe në sy bie vogëlushja e veshur me një fustan rozë.
Vajza quhet Ejna dhe ka pozuar si një kukull përballë aparatit, teksa qëndron në krahët e mamit.
“Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju begatoftë!”, shkruan Sidriti në këtë ditë të veçantë dhe shumë të rëndësishme për të.
Kaq është dashur që menjëherë të shpërthejnë komentet dhe urimet për këtë portret kaq të bukur!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Alketa Vejsiu nuk përmbahet: Je e freskët si limon
‘Plas’ dashuria mes VIP-ave shqiptarë
Festa e Kurban Bajramit