MENU
klinika

Ç'po bëjnë për t’u larguar nga vendi?

Varfëria i “mposht”, shqiptarët ‘shesin’ dinjitetin dhe krenarinë

12.08.2019 - 12:51

Vitet e fundit shifrat e shqiptarëve që janë larguar nga vendi janë të frikshme.

Ata po provojnë çdo lloj mënyrë, për t’u larguar nga vendi. Midis tyre edhe të mohojnë origjinën e tyre vetëm për të marrë një pasaportë bullgare.

Sipas të dhënave nga Komisioni për Shtetësi Bullgare në Zyrën e Presidentit të Republikës së Bullgarisë, 2.566 njerëz kanë marrë nënshtetësinë bullgare në gjashtë muajt e parë të 2019.

Midis tyre ka edhe shumë shqiptarë, të cilët siç thamë për t’i shpëtuar varfërisë dhe kushteve të vështira janë detyruar të marrin hapa të tillë.

Ajo çka është më shqetësuese në këtë fenomen negativ është se po largohen në masë edhe të rinjtë, kështu vendi ynë në një të ardhme jo shumë të largët rrezikon të mbetet pa krah pune.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


TETË mësime për Shqipërinë

Gjermania e viteve ’30, kolapsi i “Weimar”