MENU
klinika

Profil artisti

A do të ishte një yll Hollivudi aktorja shqiptare?

15.09.2019 - 12:55

      Është ndër aktoret më të diskutuara, për bukurinë e saj. Me t’u shfqur në ekran, regjisorët panë tek ajo, mishërimin e një femre të bukur, inteligjente, të kujdesshme ndaj kritikave dhe të apasionuar pas punës. Kinemasë shqiptare do t’i shtohej kështu edhe një tjetër emër-simbol i bukurisë, origjinalitetit dhe talentit.

Rajmonda Bulku lindi në Tiranë, më 16 gusht 1958. Kur ishte gjimnaziste e vitit të të tretë, më 1976-ën, ajo do të deputonte për herë të parë në kinema, në filmin “Dimri i fundit”, me rolin e një vajze e cila, së bashku me gratë e tjera të fshatit u vijnë në në ndihmë luftëtarëve për lirinë e Shqipërisë. Filmi, do të vlerësohej në Festivalin II te Filmit.

 

 

Pas shkolles se mesme, nis punën si montazhiere në Kinostudion “Shqiperia e Re” e më pas, fillon studimet pranë Institutit të Larte të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës, në vitin 1985, po ne Tirane. Menjëherë pas diplomitit, emërohet aktore pranë Teatrit Kombëtar. Në skenën e teatrit, ajo ka luajtur disa role madje edhe kryesore, por Rajmonda Bulku u bë e njohur përmes kinemasë.

Me një karrierë prej thuajse dy dekadash në teatër, kujtojmë shfaqjet : “Vdekja e një komisioneri” në rolin e Letës; “Pallati 176” rolin e Irenës; “Unë dhe Melistofeli” në rolin e Margaritës; “Kati i 6-shte” si Irena; sërish Irena tek “Zgjimi”; Magjia e madhe”; si Marigoja në “Motrat”; si Sano në komedinë ”Në katin e dytë është parajsa”; Zehrjaja në dramën “Hijet e natës” etj.

 

 

Falë bukurisë, hijëshise fizike, sinqeriteti dhe vërtetësia, gjithashtu edhe aftësia aktoriale kanë bërë që Raimonda Bulku, të bëhet e njohur më shumë në ekranin e madh, e cila interpreton plot 20 role dhe madje, disa prej tyre edhe kryesore. Dy vjet më vonë mbas deputimit, në vitin 1978 spikat në “Nusja dhe shtetërrethimi”, falë komunikimit tëntë në rolin e nuses, nëpërmjet syve, mimikës dhe qetësisë së brendshme.

Në vitin 1984, me rolin e Jonës, në filmin “Duaje emrin tënd”, fiton Kupën e Festivalit V të Filmit Shqiptar. Një rol me një prirje të qartë psikologjike, ku përvuajtja ndaj një dashurie të pamerituar u përjetua thellë dhe me sinqeritet prej aktores.

Ndryshe nga roli i mësipërm, ku është më pranë specifikës së lojës në artin e kinematografisë, tek Magda në filmin “Vitet e pritjes” (1990), me të cilën u nderua me çmimin e parë në Festivalin IX të Filmit, ajo spikati me lojën aktoriale të tipit teatral, duke shpalosur anët dramatike, falë një lojë të fortë të brendshme psikologjike. Ndërsa në “Vdekja e kalit”, në rolin e Merit, aktorja shfaqet ndryshe: me rolin dhe puthjen që bëri bujë për kohën, ajo shafqi njëherësh tonet e buta dhe të brishta të një gruaje, të dashuruar, por fatkeqe.

 

 

Midis dhimbjes , ankthit të fshehur, ndjesisë së fajit dhe viktimizimit, ajo e interpreton rolin e vështirë të Dianës, në filmin “Të paftuarit” (1985), përkrah profesorit të saj, aktorit të shquar Vangjush Furrxhi, rol me të cilin fitoi Medaljonin e Festivalit VII të Filmit.

Në teatër, ajo interpretoi disa role të ndryshme, por jo në nivelin e suksesit në ekran, për shkak të përshtatshmërisë më të madhe me filmin, si zërin e ngrohtë, portretin e bukur, aftësine e përshtatjes me kamerën, për t`u shfaqur sa më e vërtete dhe e drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, në skenën e teatrit, Bulku ka interpretuar personazhe të vështira dhe me peshë psikologjike, si dhe me një sens shpotitës e sarkastik, sikurse ai i hyjneshës Athina, në shfaqjen “Stinë e mërzitshme në Olimp”, ne vitin 2002, dramë nga Ismail Kadare. Paksimi i ofertave nga kinemaja e bëjnë që t’i përkushtohet më shumë teatrit dhe një ndër rolet më të arrira të teatrit, për Rajmonda Bulkun është realizuar në vitin 2004, me dramen “Pjata e drunjtë” nga Morison, ku ajo spikat me interpretimin, duke pasur përkrah aktorin e madhtë skenës dhe akranit, siç ishte “Artisti i Popullit”, Sulejman Pitarka.

Paralelisht ajo ka interpretuar dhe vazhdon të interpretojë shumë role në Teatrin Kombëtar, në Tiranë. Ne vitet 2009-2013 u zgjodh deputete e Partise Demokratike në Parlamentin shqiptar. Pas politikës, ajo i është kthyer sërish pasionit të saj të përhershëm, aktrimit, sërish me disa role në skenën e Teatrit Kombëtar.

 

 

Me këtë rol, ajo gjithashtu fitoi çmimin e parë në festivalin e teatrove “Talia”, në vitin 2005, në Dibër, Maqedonisë. Po këtë vit, luan rolin e nënës në dramën e Vedat Kokones “Hijet e natës”. Në vitin 2006, vazhdon në teatër me një rol tjetër, atë të Aidës, në “Korbi i bardhë”, të Mihallaq Luarasit, ku bie në sy përpjekja për të krjuar karaktere të vërteta njerëzore, duke nxjerre në pah, tek e para, anën humane të personazhit dhe në radhë të dytë, atë tronditjen shpirtërore të gruas se dashuruar. Me një tjetër rol, atë të gruas në komedinë “Burri i gruas time”, ajo e thyen formatin e roleve të natyrës dramatike, duke hyrë në një hapësirë të re interpretative.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB