Pas rrëzimit të dekretit të Presidentit në seancën e parë plenarë, mazhoranca nuk ka ngurruar që të botojë në fletoren zyrtare ligjin për koncesionet dhe PPP-të.
Me ndryshimet e bëra kabineti i Edi Ramës e ka shtyrë me 3 muaj hyrjen në fuqi të kufizimeve që të mos jepen më PPP me ofertë të pakërkuar.
Edhe pse kjo ishte një nga argumentet e Presidentit Ilir Meta për ta kthyer ligjin për rishqyrtim, PS nuk e mori parasysh.
Duke i hapur rrugë qeverisë shqiptare për dhënien me koncesion të Kepit të Rodonit për ndërtimin e Porteve të Jahteve në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit te Rodonit.
Një muaj më parë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shpalli garën për ndërtimin e portit të jahteve, duke lënë afat vetëm një muaj për paraqitjen e dokumenteve.
Ndërsa dokumentet duhet të jenë vetëm në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë përjashtohen dhe kompani të tjera të mëdha që mund të jenë të interesuara.
Kepi i Rodonit pritet të jepet me koncesion për 35 vite me qëllim ndërtimin e një porti të Jahteve.