MENU
klinika

Çfarë u konstatua?

Kontrolle të rrepta/ AKU “shpartallon” abuzuesit

07.09.2019 - 15:15

Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka bllokuar dhjetëra kilogramë mish të pasigurt, ndërsa ka gjobitur me gjobë tre subjekte me vlerë 1.1 mln lekë.

Sipas AKU,bllokimi i subjekteve dhe masat ndëshkurese erdhi për shkak të kushteve të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi e theksuar në dokumentacion, si dhe për therje të kafshëve në kundërshtim me ligjin.

  • Njoftimi i AKU:

AKU BLLOKON ME DHJETRA KG MISH TË PASIGURT, GJOBIT ME 1.1 MILION LEKË 3 SUBJEKTE DHE IU NDËRPRET AKTIVITETIN 2 PREJ TYRE: NJËSI TREGTIMI, KAMPING DHE PICERI ME KUSHTE TË PAPËRSHTATSHME HIGJENO-SANITARE

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Korçë ushtroi kontrolle në 3 subjekte, me aktivitet “Njësi tregtimi”, “Kamping” dhe “Piceri”, nga ku u konstatua: kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri), si dhe therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 5 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 1.1 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 147 kg produkte të pasigurta për konsum. Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!