MENU
klinika

1.7 mln lekë gjobë

Mungesë higjiene dhe produkte të skaduara, AKU “godet” 5 subjekte

28.09.2019 - 20:38

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, ka njoftuar së gjatë inspektimit të 5 subjekteve me aktivitet “Supermarket”, “Pastiçeri”, “Njësi tregtimi”, “Restorant” dhe “Magazinë ushqimore” në qarkun Tiranë, Dibër, Korçë dhe Shkodër, ka konstatuar:

hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum human (produkte me origjinë shtazore me ngarkesë mikrobiologjike, produkte me origjinë jo shtazore me afat të kaluar përdorimi, si dhe produkti “mish” pa vulë dhe certifikatë veterinare), kushte të papërshtatshme higjiene-sanitare, si dhe veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit.

Sipas njoftimit për shkeljet e evidentuara, trupa inspektuese ka ndërmarrë masat administrative si në vijim:

6 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 1.7 milion lekë për 5 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 1 subjekt, si dhe “Bllokim i produktit” me destinacion asgjësimin për 65.5 kg produkte të pasigurta (17.8 kg produkte me origjinë shtazore me ngarkesë mikrobiologjike, 28.7 kg produkte me origjinë jo shtazore me afat të kaluar përdorimi, si dhe 19 kg mish pa vulë dhe certifikatë veterinare).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktivitet të palicencuar dhe mungesë kushtesh higjieno-sanitare

AKU me “dorë të hekurt”, gjobë 5 mln lekë në 4 subjekte