MENU
klinika

Rasti i Salvinit

Sa larg mund të shkojnë politikanët për publicitet?

30.09.2019 - 16:32

Disa ditë më parë, Matteo Salvini, drejtuesi i partisë së krahut të djathtë të Lidhjes (Lega), përfundoi mitingun e partisë së tij në Pontida (Lombardia) duke sjellë në skenë një vajzë, të quajtur Greta, e cila, sipas burimeve të ndryshme, u nda nga nëna, dhe së fundmi u ribashkua, dhe ky ishte një rast i trafikimit të fëmijëve.

Salvini nuk e specifikoi se nga ishte Greta, ai thjesht i tha audiencës që raste të tjera si i saji nuk duhej të kishin ndodhur; megjithatë, lajmet publikuan historinë se Greta ishte pjesë e fëmijëve të përfshirë në çështjen e trafikimit të fëmijëve Bibbiano. Kjo u postua edhe nga llogaria zyrtare e partisë në Twitter.

Fëmijët e Bibbiano, siç shpjegohet në këtë artikull të botuar më parë nga Italics Magazine, u morën nga prindërit e tyre nga një shoqatë bamirësie, e cila kundërshtonte dhunën psikologjike apo fizike jo-ekzistente dhe në këmbim të parave, ata më pas do t’i shisnin këta fëmijë te familjet e tjera.

“Salvini është duke përdorur një të mitur për reklamë.”

Shumë njerëz kanë thënë se shfaqja e fytyrës së vajzës dhe përmendja e emrit të saj ishte e pamatur për arsye sigurie ose ligjore. Pra, duket se Salvini e bën këtë vetëm për publicitet; dhe ai nuk është i vetmi.

Mediat sociale dhe politikanët

Një studim i kryer nga gazeta Il Sole 24 Hour tregoi se nga 8 politikanë të studiuar, vetëm 2 kishin më shumë ndjekës të vërtetë sesa ndjekës të rremë në Twitter. Ndjekësit e rremë u konsideruan profilet që nuk kishin një foto profili, ishin joaktiv për më shumë se 120 ditë, emri i përdoruesit u njoh si spam, nuk shkruante në italisht, dhe/ose raportoi një vendndodhje joekzistente.

Nicola Zingaretti, duket se ka 66.8% të ndjekësve të rremë. Matteo Salvini 62.8%. Pjesa interesante është se nga kjo përqindje ‘e rreme’, 41% u hapën kohët e fundit, pra para zgjedhjet e Bashkimit Evropian.

Po për personat e famshëm?

Miratimet dhe publiciteti

Donald Trump ka demonstruar që të kesh një komunitet të tërë të njerëzve të famshëm në botën e muzikës dhe filmit kundër teje nuk garanton dështimin, ose fitore në rastin e Hillary Clinton.

Publiciteti i moshës

Për sa kohë që ju jeni në moshë (shpesh 18 vjeç e më shumë), dhe, të pjekur, atëherë kushdo mund të miratojë politikanë të veçantë. Por një i mitur e ka të vështirë marrjen e një qëndrimi.

Kjo vajzë e re mund të mos e ketë idenë se çfarë po ndodhte. “Ajo më kërkoi të dilte në skenë,” tha Salvini. Të thuash se është e tmerrshme që prindërit mund të ndahen padrejtësisht nga fëmijët e tyre, shpesh në raste të tmerrshme si ato në Bibbiano, është një gjë e domosdoshme për tu bërë.

Sjellja e një të mituri në skenë … Ndoshta jo aq shumë.

Italic Magazine