MENU
klinika

Dokumentet që nevojiten

Shtyhet afati për vetëdeklarimin e taksës së banesës

12.09.2019 - 20:52

Afati për vetë-deklarimin e taksës së banesës, që do të aplikohet në faturën e ujit, është shtyrë deri me 30 tetor.

Afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e vetë-deklarimin të banesës, ka qenë 15 shtatori, por Drejtoria e UKT njofton se për t’i dhënë më shumë kohë qytetarëve është shtyrë ky afat.

Qytetarët gjatë këtyre ditëve janë paraqitur pranë pikave të UKT, ku bëhet dhe vetë-deklarimi, ku ka pasur dhe radhë të gjata.

Kujtojmë se në momentin që shkon për të vetë-deklaruar të dhënat, dokumentet që nevojiten janë:

1. Karta e Identitetit
2. Certifikata e Pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontrate shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi, akt privatizimi apo vetëdeklarimi të ALUIZNI-t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka
3. Libreza e ujit apo një faturë UKT.

Llogaritja e taksës së banesës do të bëhet në bazë të vlerës së ndërtesës shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%.