MENU
klinika

Për gjurmimin e parave

375 mijë euro/ KLSH zbardh kontratat e dy ministrive

22.10.2019 - 15:33

Këshilli i Ministrave ka përdorur vitin e shkuar rreth 127 mln lekë, afërsisht 1.2 mln dollarë nga fondi rezervë i qeverisë për të shlyer dy kontrata të sigluara.

Të dyja kontratat janë zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Konkretisht bëhet fjalë për VKM-në nr.308, datë 23.05.2018 për Ministrinë Financave dhe Ekonomisë, në vlerë 47.25 milionë lekë (375,013 euro) “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “Erns & Young”, për të afruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë”.

Kjo e fundit është një kompani shumëkombëshme me qendër në Britaninë e Madhe e specializuar në konsulencë dhe shërbime financiare.

Gjithashtu është publikuar dhe një kontratë tjetër VKM nr.115, datë 23.02.2018 për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vlerë 80.40 milionë lekë (720,000 euro) “Për autorizimin e MPJ për lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Apco Worldwide”.

Kjo kontratë kishte si qëllim parësor këshillimin dhe promovimin e objektivave të Ministrisë së Jashtme.