MENU
klinika

Financimi për rrugët rajonale

Banka Botërore investon miliona për infrastrukturën në Shqipëri

18.10.2019 - 15:15

Një impakt të rëndësishëm në ekonominë e vendit, e më tej në promovimin e turizmit dhe agrikulturës kanë edhe investimet në zhvillimin e infrastrukturës

Banka Botërore me një financim prej 50 milionë dollarë po zbaton projektin për rindërtimin e rreth 45 km rrugë rajonale dhe lokale në Shqipëri, me qëllim përmirësimin e qasjes në disa qendra bujqësore dhe turistike të vendit.

Ky projekt synon përmirësimin e jetës së qytetarëve në zonat rurale, afrimin e tyre me tregjet dhe qendrat urbane si dhe rritjen e impaktit në aspektin turistik.

Projekti i ri për rrugët rajonale dhe lokale vjen pas atij të rrugëve dytësore. Projekti i ri ka si synim prioritarizimin e investimeve në funksion të turizmit, agrikulturës, por edhe disa sektorëve të tjerë të rëndësishëm.

Programi i rrugëve rajonale e lokale do të promovojë gjithashtu zhvillim të qëndrueshëm rajonal përmes përmirësimit të infrastrukturës rrugore në mbështetje të zhvillimit të sektorit të turizmit dhe agrikulturës.