MENU
klinika

Guvernatorë mbi kryetarët

Bashkitë në faliment, qeveria ndërmerr hapin e radhës

31.10.2019 - 21:07

Qeveria shqiptare ka parë si një mundësi të eleminimit të borxheve të bashkive zgjedhjen e një administratori që do të merret direkt me problemin.

Por kreu i shoqatës së bashkive Agron Haxhimali deklaron se kjo nuk është zgjidhje pasi i prish legjitimitetin të zgjedhurit vendor.

“Për ta konsoliduar sistemin mbase edhe pozitiv por e parë ngakëndvështrimi im si njohës i qeverisë vendore, i demokracisë dhe autonomisë lokale them që është një rrugë shumë e gabuar. Unë që në krye të herës edhe si ekspert por edhe si drejtor i shoqatës së bashkive kam kundërshtuar këtë ligj.”

Haxhimali sygjeron të tjera masa për të ulur detyrimet e bashive në vend.

“Rastet mund të jenë që të përcaktohet me ligj që bashkitë apo kryetari i bashkisë mos të marri borxh apo të bëjë shpenzime apo tenderime të cilët e kalojnë afatin kohor të mandatit të tij.”

Në total bashkitë kanë një borxh prej 6.2 mld lekësh ndërsa theksohet se një peshë të konsiderueshme në këtë shifër zënë largimet e punonjësve nga administrata.

“Situata dhe vështirësitë apo problemet financiare të bashkive janë të forta, problematike, i vënë në vështirësi shumë bashkitë për të realizuar shërbimet e tyre.”

Bashkitë me detyrimet më të mëdha të papaguara rezultojnë të jenë, Pogradeci, Kavaja, Lezha, Vlora dhe Durrësi.