MENU
klinika

Më shumë hyrje për biznes

Më pak të huaj, rritet numri i shqiptarëve që largohen

23.10.2019 - 19:03

Instituti i statistikave, Instat, ka publikuar sot një raport mbi hyrjet dhe daljet e shqiptarëve dhe të huajve në territorin tonë. Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2019, janë 1.063.358. Krahasuar me Shtator 2018, ky tregues rezulton me rënie 5,2 %. Në Shtator 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 591.414, krahasuar me Shtator 2018, ky numër është ulur me 11,0 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë nëntë muajve të 2019, është 4.461.255 duke u rritur 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë se 10 mijë hyrje në Shqipëri këtë vit kanë pasur qëllime biznesi dhe profesionale.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se në periudhën janar-shtator për këto arsye në Shqipëri ka 73 mijë e 211 hyrje, duke njohur një rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur numri i hyrjeve për këto arsye është 63 mijë e 11.