MENU
klinika

Rreziqet

Shqipëria përgatitet të përdorë monedhat virtuale

27.10.2019 - 09:49

Këto ditë ka bërë bujë lajmi, i dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama, se Shqipëria po përgatitet të krijojë një kuadër ligjor, që do të lejonte përdorimin e kontrolluar të kriptovalutave.

Po çfarë janë këto?

 Kriptomonedhat ose monedhat virtuale (bitcoin, etj) janë monedha dixhitale të emetuara nga individë privatë, të cilat nuk kanë vlerë ligjore të garantuar nga një shtet, bankë qendrore, apo institucion ndërkombëtar.

Sot përdoren një mori terminologjish për t’iu referuar një paraje të tillë, si “kriptomonedha”, “monedha dixhitale” dhe “monedha virtuale”.

Infrastruktura e një kriptomonedhe është një sistem elektronik pagesash i decentralizuar, i disponueshëm për publikun dhe i rregulluar nga një protokoll elektronik i hartuar privatisht.

Protokolli elektronik kryen rolin që ndërmjetësit garantues të pagesave kryejnë në sistemet tradicionale të pagesave, sikurse bankat qendrore, autoritetet rregullatore apo sipërmarrësit privatë Visa dhe Mastercard.

Autori anonim Satoshi Nakamoto, publikoi dokumentimin e protokollit elektronik të Bitcoin dhe krijoi kriptomonedhën e parë Bitcoin, prej 50 njësish, më 3 janar 2009 (Nakamoto, 2008).

Aktualisht, numri i monedhave virtuale që operojnë në rrjetet kompjuterike të decentralizuara shkon në mbi 1000. Vëmendja e industrisë financiare si dhe e aktorëve akademikë është fokusuar tek infrastruktura e Bitcoin.

Banka e Shqipërisë dy vjet më parë publikoi një material të Bankës Qendrore Evropiane, që bënte thirrje për kujdes ndaj kriptomonedhave, që mund të shërbejnë edhe për pastrim parash të krimit e korrupsionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e kryeministrit

Shqipëria rregullon kriptomonedhat?