Pyetja me e rendesishme ne Ekonomi eshte gjithashtu me e veshtira: perse disa vende qendrojne te varfera ndersa vende te tjera pasurohen.
Ne vitin 2015, 10% e popullates boterore jetonin me me pak se 1.90$ ne dite, me poshte se 36% krahasuar me vitin 1990. Por me shume se 700 milion njerez jetojne ne varferi ekstreme, dhe ky numer rritet çdo dite ne disa vende te botes, kryesisht ne Afriken sub-Saharjane. Per kontributin ne te kuptuarit e ketyre boshlleqeve, dhe me mire per t’i mbyllur ato, Abihijit Banerjee, Esther Duflo, dhe Michael Kremer kane fituar kete vit çmimin Nobel ne Ekonomi. Te tre keta jane Amerikane, edhe pse Banarjee dhe Duflo jane emigrante (dhe te martuar me njeri tjetrin). Duflo eshte vetem gruaja e dyte qe i eshte dhene ky çmim, dhe ne moshe 46 vjeç, me e reja ne te gjitha koherat.
Tridhjete vjet me pare ekonomistet kryesisht kane pare pikturen e madhe. Ata studiuan shnderrimet strukturore ne shkalle te gjere: nga rurale dhe agrikulturore ne ate urbane dhe te industrializuar. Macroekonomistet ndertuan teorite e rritjes perreth variabëlve siç jane kapitali njerezor, pastaj ben uljet regresive pertej shteteve per te matur lidhjen, per shembull midis viteve te shkolles dhe GDP per fryme. Por te dhenat ishin te pakta dhe te varfra, dhe nje numer shume i madh i faktoreve potencial domethenes e beri te veshtire te dihej me siguri se çfare ndikonte ne çeshtje te veçanta.
Ne mes te viteve 1990 Michael Kremer provoi diçka te ndryshme. Me bashkepuntore dhe bashkeautore, ai filloi te studionte varferine me metoda me se shumti te lidhura me kimiste dhe biologe: prova rastesore. Nese kapitali njerezor – shendeti, edukimi, aftesite e keshtu me rradhe – eshte thelbesor per zhvillimin atehere ekonomistet duhet te sigurohen qe ata te kuptojne nga vine te gjitha keto. Ne Kenja ai zhvilloi eksperimente ne terren ku shkollat u ndane ne grupe – disa prej tyre pjese e politikave vepruese dhe disa te tjera jo. Ai testoi, perveç te tjerave, librat shtese, trajtimet aniti-parazitare, dhe nxitjet financiare per mesuesit te lidhura me progresin e nxenesve te tyre. Secili nga keto eksperimente hodhi pak drite ne nje pjese te vogel te ketij “problemi te veshtire”.
Nga sa me siper u konkludua se burimet edukative – librat shtese benin pak per sa i perket rezultateve te te mesuarit. Politikat qe i benin studentet me te shendetshem, permiresuan pjesemarrjen e tyre por jo domosdoshmerisht nivelin dhe sasine qe ata mesoni. Sidoqofte, eksperimentet kishin nje rezultat me te gjere: ato ju mesuan ekonomisteve profesioniste se provat rastesore mund te funksionojne ne fushen perkatese.
Banerjee dhe Duflo ndertuan ne themelet qe Kremer kishte shtruar, duke bere prova rastesore ne nje numer vendesh ne zhvillim, me qellim qe te studionin kujdesin shendetesor, sipermarrjen si dhe edukimin. Ne Indi, ata gjeten se duke u fokusuar te burimet e mesimeve shtese tek nxenesit te cilet kishin mbetur pas nga shoket e tyre, dhane rezultate te larta. Ata treguan se kredite e vogla – dhenia e kredive ne shkalle te ulet atyre qe nuk kishin mjaftueshem cash – ishin me pak transformuese sesa ishte trumbetuar, por mund te ndihmoje ne rritjen e teknologjise si pershembull fertilizuesit.
Ata paten shpenzuar ore te panumerta duke vezhguar dhe mesuar nga lufta ditore per mbijetese e te varferve te botes.
Duke ndare pyetje te medha ne me te vogla dhe duke u marre me secilen ne eksperimente te dizenjuara me kujdes, fituesit e çmimit tejkaluan disa probleme te veshtira epistemologjike. Eksperimentet i lejuan ata te tregonin shkaqet dhe pasojat. Ekonomistet te cilet perdoren uljen regresive pertej shteteve nuk mund te thone me lehtesi nese shkollimi shtese ndikon ne rritje dhe zhvillim, apo thjesht ndodh pergjate rruges. Eksperimentet ne terren, ne te kundert, mund te tregonin jo vetem lidhjen midis mesimdhenies me te mire dhe te mesuarit me te shumte, por edhe si kjo lidhje funksionon.
Vazhdon te qendroje problemi i “vlefshmerise se jashteme”: se si shtrirja ne te cilen nje marredhenie e matur/matshme, qendron jashte kontekstit te kerkimit. Kjo çeshtje bren gjithe shkencen sociale. Njerezit jane te nderlikuar dhe bota ne ndryshim te vazhdueshem: keshtu qe eshte e veshtire te jesh i sigurt qe nje marredhenie midis dy variablave do te qendroje e zgjase. Kerkuesit duhet te jene te ndergjegjshem se nje grup i vogel qe testohet mund te ndryshoje specifiksht nga nje popullate me e madhe, ose se diçka ne eksperiment ndikon ne sjelljen e pjesemarresve. Duke njohur shkelqyeshem kerkimet ne terren, Banerjee dhe Duflo treguan se si te tejkalohen keto veshtiresi. Eksperimentet “natyrale”, si pershembull nje goditje e papritur ne fushen e naftes, nuk mund te ribehet per te kenaqur dyshimet e bezdisshme.
Çdo bullon i se vertetes i nxjerre me veshtiresi nga te dhenat e dala nga ekperimentet ne terren perfaqesojne nje kontribut per te kuptuar boten.
Shpresa qendron ne ate qe shume te verteta te vogla mund te mblidhen se bashku per te krijuar nje te vertete te madhe. Puna qe keta çmim-fitues kane bere perdor teorine ekonomike si guide, por megjithate perfaqeson nje largim nga disiplina “e bere si gjithnje”, ne te cilen ekonomistet shohin me kujdes nga lart shoqerine dhe kerkojne te zbulojne ekuivalenten e ligjit te levizjes te Njutonit. Provat rastesore jane pjese e nje zhvillimi te rendesishem ne dekadat e fundit, larg teorise se pamjes nga larte, dhe drejt nje vleresimi empirik. Me kete çmim, komiteti i Nobel-it mbeshteti kete zhvendosje. Eshte per me teper nje çmim praktik, duke festuar pune qe ofrojne menyra praktike per te permiresuar jete.
Por pyetja e veshtire ende shfaqet. Banerjee dhe Duflo marrin ne konsiderate qe puna e tyre ndertohet drejt nje pergjigje. Duke i marre se bashku, eksperimentet tregojne qe boshlleqet ne produktivitet midis prodhuesve me efikasitet me te ulet kundrejt atyre me efikasitet me te larte eshte shume me i gjere ne ekonomite ne zhvillim sesa ne ato te avancuara. Te rregullohet kjo, nje nderhyrje e vogel çdo here, dhe ndoshta pyetja e madhe do te zhduket perfundimisht. Me teper Ekonomiste me mendesi makro pergjigjen ne kundershti se renia e madhe ne varferine e botes ne tre dekadat e shkuara, i dedikohet shume pak ketyre çeshtjeve te pavlera. Por ka ndodhur me teper si nje ndikim i perbashket i forcave globale qe kane mbajtur larte fatet e vendeve te varfera.
Misteri i varferise globale qendron ende. Nese mjaftueshem ekonomiste ndjekin rrugen e shpirtit inovativ dhe kujdesin prej dijetari te fituesve te çmimit kete vit, misteri nuk do te qendroje perhere./Konica.al