MENU
klinika

Si do tё ecet mё tej me pokerin e anëtarёsimit?

DW: Kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё kanё dёshtuar

25.10.2019 - 09:28

Me njё shumicё votash- 412 kundrejt 136, deputetёt e Parlamentit tё BE-sё nё Strazburg votuan tё enjten (24.10) pёr njё rezolutё, nё tё cilёn kёrkohet hapja e bisedimeve tё anëtarёsimit me Maqedoninё e Veriut dhe Shqipёrinё.

Nuk ёshtё hera e parё, qё parlamenti angazhohet fort pёr Ballkanin Perёndimor. Por deri tani vendet anёtare tё BE-sё i kanё refuzuar kёrkesat e parlamentarёve. 28 kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive nuk mundёn tё bien dakord nё samitin para njё jave nё Bruksel, pёr tё tretёn herё brenda 16 muajve ata nuk dakordёsohen unanimisht pёr kёtё vendim.

Komissioni i BE-sё vlerёson se Shqipёria dhe Maqedonia e Veriut i kanё kryer reformat dhe janё tё gatshme pёr bisedimet e anëtarёsimit.

  • “Gabim strategjik”

Nё rezolutё Parlamenti nё Strazburg bёn fjalё pёr njё “gabim strategjik”, qё BE-ja nuk ka vendosur pёr bisedimet. Ky qendrim e minon kredibilitetin e unionit, jep njё shembull tё keq pёr kandidatёt e tjerё si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, qё tani mund t’i lenё pas dore pёrpjekjet e tyre nё kёtё drejtim.

Po ashtu rritet rreziku, qё shtete tё tjera me interesa tё forta nё Ballkan – si Rusia, Kina dhe Turqia – mund ta rrisin influencёn e tyre. Shumё deputetё akuzojnё Francёn, Holandёn dhe Danimarkёn, qё e kanё bllokuar procesin kryesisht pёr interesa tё politikёs sё brendshme.

Deputetja socialdemokrate nga Holanda, Kati Piri kritikoi presidentin francez Emmanuel Macron, qё nuk tregon forcёn drejtuese njёsoj si kryeministat e vendeve kandidate. “Zoti Macron nuk ka tё njёjtin guxim politik. BE-ja kishte mundёsinё mё nё fund tё merrte pёrgjegjёsinё politike dhe tё tregonte pjekuri politike. Ne kemi dёshtuar turpshёm”, tha Kati Piri nё sallёn plenare.

Presidenti francez Macron kёrkoi reformimin e procesit tё anëtarёsimit me vendet e reja. Kjo mund tё zgjasё me vite. Kancelarja Angela Merkel argumenton si edhe tani eurodeputetёt, se reformimi i procesit dhe kriteret mund tё vazhdojnё edhe pёrgjatё procesit. Shumё ekspertё llogarisin, se bisedimet e anëtarёsimit mund tё zgjasin shumё vite.

  • Shansi tjetёr nё 2020

Deputeti ekologjist, Reinhard Bütikofer tha, se BE nuk duhet t’u a mbyllё portёn para hundёs vendeve tё Ballkanit. “Qeveria gjermane duhet tё angazhohet me impenjim pёr t’i vendosur bisedimet e negociatave nё agjendёn e samitit tё ardhshёm. Kushtet pёr pranimin janё pёrmbushur”, tha Bütikofer. Deri tani kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё mendojnё ta trajtojnё kёtё temё sёrish nё samitin nё Kroaci nё maj 2020. Kroacia ёshtё anёtare e BE-sё qё nga viti 2013 dhe nё gjashtёmujorin e ardhshёm do tё kryesojё presidencёn e radhёs sё BE-sё. Kroacia ёshtё pёr hapjen e bisedimeve me vendet e saj fqinj.

Ilhan Kyuchyuk, deputet i liberalёve, sugjeroi arritjen e reformimit tё procesit tё anëtarёsimit deri nё samitin e Kroacisё.

parlamenti evropian-konica.al
parlamenti evropian-konica.al

“Nё rast tё kundёrt ne rrezikojmё ta humbasim ёndrrёn europiane nё rajon dhe ta shndёrrojmё Ballkanin Perёndimor nё njё zonё gri tё Europёs”, tha Ilhan Kyuchyuk.

Kategorikisht kundёr anёtarёve tё rinj nё BE u shpreh deputeti populist i djathtё francez, Dominique Bilde. Ai pretendoi, se Shqipёria me popullsi myslimane ёshtё njё strehё e terroristёve islamistё. As Maqedonia e zhytur nё korrupsion dhe as Shqipёria nuk kanё vend nё BE.

Presidenti nё largim i Komisionit tё BE-sё, Jean-Claude Juncker, u shprehu qartё zhgёnjimin e tij ndaj qendrimit tё vendeve anёtare: “BE le pёrshtypjen, se nuk i pёrmbahet premtimit”.

Nё parim vendimi ёshtё marrё nё BE qysh nё vitin 2003, qё tё gjitha vndet e Ballkanit tё anëtarёsohen nё BE.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!