MENU
klinika

Çmimet u rritën për...

Ja për cilat shërbime keni shpenzuar më shumë këtë vit…

19.10.2019 - 18:19

Instituti i statistikave, Instat, ka publikuar dje raportin mbi ndryshimi vjetor të  Çmimeve të Konsumit. Deri në muajin Shtator 2019, ndryshimi raportohet në vlerën  1,3 %.

Ky raport mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK(Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit), përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar

Por cilat ishin grupet e konsumeve që patën më shumë luhatje këtë vit?

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, por mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj. Më poshtë po ju listojmë grupet me ndryshimin me të madh të çmimeve:

Rritja më e madhe e çmimeve në vlerën 2,4 % vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”. Duke qenë se lamë pas periudhën e verës, ku turizmi shënoi vlera të larta, rritja në këto grupe ishte e pritshme.

Rritja është pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” në vlerën 1,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “Shëndeti” me 0,5 %.

Gjithashtu çmimet për  “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Veshje dhe këpucë”, u rritën me  me 0,4 % secili. Gruipi i “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, dhe  “Shërbimi arsimor” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,9 %, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga grupi transporti i cili pati rënië në vlerën 0,1 %.

 

Po në krahasim me muajin e kaluar?

Ndryshimi mujor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të muajit korent me muajin e mëparshëm. Ky tregues është i ndjeshëm nga efektet sezonale. Në muajin Shtator 2019, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,2 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % secili, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transporti” u ulën me 0,1 % secili.  Raport i cili nuk ka ndryshime të mëdha me raportin vjetor të publikuar nga Instat./ Konica.al